Shënohet Dita botërore e teatrit

Teatri duhet të jetë derë e hapur për të gjitha idetë e guximshme, avangarde dhe kreative. Derë e hapur për çdo gjeneratë të re të krijuesve të teatrit të cilët obligohen ta sendërtojnë dhe zhvillojnë. Teatri është kontinuitet dhe duhet vazhdimisht të shkojë përpara, nuk guxon të ketë hapërim bosh, shkroi Mimi Tanevska, aktore dhe profesoreshë në Fakultetin për arte dramatike në porosinë e Maqedonisë me rastin e 27 Marsit – Ditës ndërkombëtare të teatrit.

“Teatri duhet të jetë konsekuent për qëllimin e tij: t’i hap çështjet e vërteta, të komentojë, të ndriçojë, të shqetësojë, të emocionojë, të zbulojë, ta zgjedh dhe të kalojë nëpër rrugën e së vërtetës, ta lartësojë shpirtin, të vendos sistem të vlerave të vërteta, të mbrojë, të lëvizë, të ndërtojë kritere të larta estetike, të provokojë, ta mbrojë integritetin e vet, t’i thyejë konventat…”, thotë Tanevska në mesazh. Do të lexohet në të gjitha teatrot sot, kur festohet dita e teatrit, bashkë me mesazhin botëror të cilin sivjet e shkroi nobelisit Dario Fo.

Me rastin e ditës së teatrit, si premierë do të shfaqet edhe një film i shkurtër të cilin e bëri Qendra e Maqedonisë e Institutit teatror internacional në bashkëpunim me IIT Paris, UNESKO. Videoja është me aktoren Irena Ristiq dhe në regji të Ana Jakimskas.

Në Universitetin Euro Ballkan, ku është selia e Qendrës së re të Maqedonisë e Instituti teatror internacional, sonte do të ketë edhe panel-diskutim me temë: “Çfarë produksione teatrale dëshirojmë? Çfarë lloj teatrosh/reporterë na nevojiten?”

Dita botërore e teatrit shënohet nga viti 1962. Data 27 mars është zgjedhur pasi që atë ditë para 51 viteve është hapur sezoni i “Teatrit të kombeve” në Paris. Sot kjo ditë shënohet në mënyra të ndryshme në pothuajse njëqind qendra të IIT-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button