Indonezi, tetë të vdekur nga përmbytjet, evakuohen mijëra persona

Si pasojë e përmbytjeve në rajonin Papua të Indonezisë kanë humbur jetën 8 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit në shtypin e vendit, 8 persona kanë humbur jetën dhe 7 mijë njerëz janë evakuuar si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga shirat intensivë që kanë qenë efektiv në Jayapura.

Ndër të tjera theksohet se të paktën 11 shtëpi kanë mbetur nën ujë.

Në përmbytjet e ndodhura një javë më parë në Ishullin Sumatra humbën jetën 2 persona dhe u evakuuan 24 mijë të tjerë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button