fbpx

Maqedonia e Veriut me pesë shtete ka kryer më së shumti shkëmbim tregtar

Në periudhën nga janari deri në nëntor të vitit 2021, Maqedonia e Veriut ka realizuar rritje të eksportit për 20.9 përqind dhe importit për 27.7 përqind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, transmeton Portalb.mk.

“Vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në janar-nëntor të vitit 2021, është 6 329 888 000 euro. Vlera e mallit të importuar, në janar-nëntor të vitit 2021, është 8 691 826 000 euro”, sqarojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Në këtë periudhë, deficiti tregtar për Maqedoninë e Veriut ka qenë 2 361 938 000 euro.

“Në periudhën janar-nëntor të vitit 2021, sipas vëllimit të përgjithshëm të këmbimit tregtar, Republika e Maqedonisë së Veriut ka tregtuar më shumë me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Greqinë, Serbinë dhe Kinën”, sqaroi Enti.

Maqedonia e Veriut me Kosovën e ka rritur eksportin për 29.8 përqind, ndërsa importi për 132.8 përqind. Në këtë periudhë, Maqedonia e Veriut ka eksportuar në Kosovë 273 561 000 euro, ndërsa ka importuar 69 430 000 euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button