Muriqi u kthye në telashe për Lazion

Vedat Muriqi mbërriti në Romë me shumë pritshmëri teksa klubi i Lazios dhe drejtori sportiv, Igli Tare patën besimin se sulmuesi do të shfaqte të njëjtën formë si në kohën kur aktivizohej me Galatasaray, raporton SS.

Por, bomberi Dardan nuk ia ka dalë të përshtatet me futbollin në Itali dhe teksa luan sezonin e dytë me kryeqytetasit, ka shënuar vetëm një herë. Një statistikë tejet negative, çka detyron klubin të mendojë për ta
larguar 27-vjeçarin duke qenë se edhe trajneri Maurizio Sarri nuk e preferon më. Pavarësisht zërave për një interesim nga Premier League dhe konkretisht Leeds, sërish për Muriqin nuk ka pasur ofertë konkrete
dhe kjo po pengon të gjithë merkaton e Lazios.

Bardhekaltërit kanë nevojë që të arkëtojnë fillimisht dhe më pas të shpenzojnë për të plotësuar organikën. Zëvendësuesi për të ashtuquajturin “Pirati” është gati teksa prej kohësh Lazio ndjek nga afër sulmuesin e Mainz në Bundesligë, Jonathan Burkardt.

21-vjeçari gjerman shihet si një transferim me perspektivë për të ardhmen teksa në këtë sezon ia ka dalë të shënojë shtatë gola në 18 paraqitje me Mainz.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button