Mbi 4 përqind u rritën çmimet me pakicë për një vit në Maqedoninë e Veriut, te ushqimi dallojmë vajrat

Maqedonia e Veriut brenda një viti ka arritur të regjistrojë rritje të çmimit të produkteve me pakicë për 4.3 përqind, transmeton Portalb.mk.

“Indeksi i kostos jetësore në vitin 2021, krahasuar me vitin 2020, u rrit me 3.2%, dhe indeksi i çmimeve me pakicë 4.3%”, sqarojnë nga Enti, duke sqaruar që çmimet me pakicë në dhjetor krahasuar me nëntorin është rritur për 0.9 përqind.

Rritja prej 4.3% është rritja më e madhe që ka ndodhur së fundmi brenda një viti, duke e marrë parasysh që në vitin 2016/17 ka pasur rritje prej 3.2 përqind.

Rritje më e theksuar është vërejtur te transporti (16.8%), ushqimet dhe pijet joalkoolike (6.9%), Restorantet dhe hotelet (5.7%), etj.

Te ushqimi dallojmë vajrat dhe yndyrat për 25.1%, ndërkohë kemi rritje të gazit për 33%, karburantet e lëngshme për 21.8%, ndërsa te transporti kemi rritje të trafikut ajror për 44.9%.

Në krahasim me dhjetorin e kaluar, ulje është regjistruar te komunikimi për 0.7 % dhe arsimimi për 0.2 %.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button