Dibër, çfarë premtoi Lata?

Kryetari i ri i komunës së Dibrës, Rruzhdi Lata i cili e fitoi mandatin e tij që në raundin e parë të zgjedhjeve lokale në këtë qytet, tashmë pritet që edhe zyrtarisht të marrë detyrën dhe të fillojë me realizimin e premtimeve të shumta që ai i dha gjatë fushatës zgjedhore.

Disa nga premtimet kryesore ai i dha edhe përmes intervistave të shumta për mediat e ndryshme dhe ndër to edhe për portalb.mk, ku kryetari i ri i Dibrës siguroi qytetarët se me ardhjen e tij në krye të këtij qyteti, do ti jap qendrës së Dibrës pamjen e merituar, duke rikonstruktuar sheshin e qytetit, rindërtimin e gjimnazit dhe shumë premtime të tjera.

“Sapo të marr kryesimin e komunës do të fillojë menjëherë me rindërtimin e gjimnazit dhe atë do ta realizoj më shpejtë se dy vjet. Do të kemi një qendër kulturore të mirëfilltë. Dibra ka shumë kushte të përshtatshme për tu rregulluar komunikacioni, kam në program që në afërsi të pallatit të kulturës të ndërtohet një parking me kate, si dhe në bashkëpunim me policinë të vendosim rregullin në komunikacion. Klubin futbollistik ‘Korabi’ do e marrim nën udhëheqjen e komunës dhe në bashkëpunim me afaristët dibranë do ti ndihmojmë që të arrijë vendin e dëshiruar. Do të krijojmë bashkëpunim edhe me klubet e Shqipërisë dhe do ja rikthejmë krenarinë klubit të qytetit tonë” tha Lata për portalb.mk

Rruzhdi Lata në zgjedhjet lokale që u mbajtën më 24 Mars, ishte si kandidat i propozuar nga partia Bashkimi Demokratik për Integrim dhe si kundër kandidat për kreun e komunës së Dibrës kishte kandidatin Mexhit Dika nga PDSH-ja dhe kandidatin e pavarur Ibrahim Kolari. 

Lajme të ngjashme

Back to top button