Stoilkovski me të drejtë tregon shkeljen e Ligjit për arsimin e lartë

Deklarata e zëdhënësit Stoilkovski mbështetet në një nen të veçantë të Ligjit për arsimin e lartë, në të cilin theksohet papajtueshmëria e pozitës së dekanit me funksionin politik, për çka e vlerësojmë të vërtetë deklaratën e tij, raporton Vërtetmatësi.

Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovski, në një konferencë për shtyp, lidhur me zgjedhjen e organeve të reja partiake të LSDM-së, ka dhënë një deklaratë të cilën e vlerësojmë si të vërtetë.

Dimitar Kovaçevski në mënyrë joligjore e ka emëruar dekanin e fakultetit në organet partiake të LSDM-së, me çka rëndë është shkelur Ligji për arsimin e lartë. Kovaçevski, i cili ende nuk ka marrë postin e kryeministrit, në stilin e komandantit të tij Zaev, filloi të shkelë ligjet. Pioni i Zaevit, Dimitar Kovaçevski, në bordin e tij ekzekutiv e vendosi Mishko Ralev, profesor, dekan i Fakultetit të Arkitekturës dhe Dizajnit. Me këtë është shkelur Ligji për arsimin e lartë në Republikën së Maqedonisë, ligj i miratuar në vitin 2018, gjatë qeverisjes së LSDM-së.

[Burimi: a1on.mk, video-deri 00:41, data: 03.01.2021]

ARSYETIMI:

Deklarata e zëdhënësit Stoilkovski mbështetet duke treguar një nen të veçantë të Ligjit për arsimin e lartë, në të cilin theksohet papajtueshmëria e pozitës së dekanit me funksionin politik, për çka e vlerësojmë të vërtetë deklaratën e tij.

Në nenin 114, paragrafi 3, të Ligjit për arsimin e lartë, thuhet:

Kryerja e detyrës së dekanit dhe prodekanit, është e papajtueshme me kryerjen e një funksioni tjetër publik ose funksioni në një parti politike.

Stoilkovski ka të drejtë kur kërkon që për shkeljen e bërë, ose Kovaçevski të shkarkojë Mishko Ralevin nga Bordi Ekzekutiv i LSDM-së, ose Ralev të japë dorëheqje nga pozita e dekanit. (video: 01:17 – 01: 28)

Mishko Ralev, i cili vjen si person i ri në LSDM, është profesor çrregullt dhe dekan i Fakultetit të Arkitekturës dhe Dizajnit në Universitetin Amerikan “Kolegji” Shkup, si dhe kryetar i Asociacionit të Arkitektëve të Maqedonisë. Edhe sipas statutit të institucionit arsimor në të cilin punon, vërtetohet papajtueshmëria e pozitës drejtuese me kryerjen e një funksioni politik.

Kryerja e detyrës së dekanit, përkatësisht drejtorit, dhe prodekanit, gjegjësisht zëvendësdrejtorit, është e papajtueshme me kryerjen e një funksioni publik apo funksioni tjetër në ndonjë parti politikethuhet në nenin 49 të Statutit të Universitetit të Kolegjit Amerikan.

Parime të tilla zakonisht janë pjesë e statuteve të të gjitha institucioneve të arsimit të lartë në vend, të cilat bazohen në legjislacionin pozitiv dhe mbi të gjitha në Ligjin për arsimin e lartë, i cili duhet të respektohet. Personat që janë në pozicione drejtuese, nga ana tjetër, duhet të njohin kompetencat e tyre dhe të marrin përgjegjësi për veprimet e tyre, veçanërisht në rast të konfliktit të mundshëm të interesit në kryerjen e funksionit.

Një rast i ngjashëm i vitit 2012 përfundoi në Gjykatën Kushtetuese

Një rast i ngjashëm si ai i përmenduri, ishte regjistruar në vitin 2012 kur Frosina Tashevska Remenski reagoi në Gjykatën Kushtetuese, pas një ankese anonime dhe pas një kontrolli të jashtëzakonshëm nga Inspektorati Shtetëror i Arsimit.

Inspektorati ka konstatuar se Remenski është zgjedhur prodekane për mësimdhënie në Fakultetin e Sigurisë në Shkup, ndërsa ka qenë anëtare e Këshillit për çështje të sigurisë dhe integrime në NATO të LSDM-së. Ky organ inspektues ka konstatuar se kjo është në kundërshtim me nenin 64, paragrafi 2, të Ligjit të atëhershëm për arsimin e lartë dhe i ka rekomanduar Fakultetit që prodekania e sapozgjedhur nuk mund t’i kryejë të dyja detyrat në të njëjtën kohë, me vërejtjen se duhet të tërhiqet nga njëra prej tyre.

Pas mospërputhjeve të konstatuara nga Inspektorati Shtetëror i Arsimit, Remenski dorëzoi kërkesë për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave sipas Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë. Ajo deklaroi se anëtarësimi i saj në Këshill nuk ishte funksion politik, gjegjësisht se këshilli nuk ishte organ i partisë politike, gjë që u konfirmua nga një nen i statutit të partisë politike. Prandaj, anëtarësimi në trup këshillues nuk mund të interpretohet si funksion në një parti politike. Kërkesa përmbante pretendimin se Inspektorati Shtetëror i Arsimit është vënë në funksion të diskriminimit politik, në kundërshtim me ndalimin kushtetues të diskriminimit të qytetarëve për shkak të përkatësisë politike, duke u vendosur në veprime për të cilat nuk ishte kompetent, pra duke u angazhuar në përcaktimin e papajtueshmërisë së funksioneve/konfliktit të interesit dhe interpretimin e termit “funksion në një parti politike”, për të cilën kompetent ishte një organ tjetër.

Mirëpo, Gjykata Kushtetuese e refuzoi kërkesën e saj, duke konsideruar se prej saj nuk rezultojnë fakte apo prova, se për disa arsye ajo është trajtuar në mënyrë të pabarabartë nga organi në fjalë, gjegjësisht se është penguar të gëzojë të drejtat dhe liritë e saj duke e diskriminuar. Çështja e ekzistencës ose mosekzistencës së një konflikti të mundshëm interesi në rastin konkret, nga ana tjetër, është cilësuar si çështje e kompetencës së organeve të tjera para të cilave kërkuesi mund dhe ka të drejtë të iniciojë veprime dhe zgjidhje përfundimtare.

Duke pasur parasysh atë që u tha më lart, në mungesë të të gjitha këtyre supozimeve procedurale, në rastin konkret Gjykata vlerësoi se nuk ekzistojnë kushte për vendosje meritore për kërkesënthuhet në aktvendimin me të cilin refuzohet kërkesa e Remenskit.

Edhe pse Gjykata Kushtetuese këtu, përveç që konstatoi se nuk ka diskriminim, i bëri thirrje Remenskit që t’i drejtohet institucioneve të tjera, të cilat do ta përcaktonin dilemën që ajo shtron – nëse organi këshillëdhënës i partisë është organ partiak apo jo, në rastin konkret, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për anëtarësim në Bordin Ekzekutiv të partisë, që është organi më i lartë ekzekutiv i partisë (një lloj “qeverie” partiake) nuk ka dilemë të tillë. Anëtarësimi në Bordin Ekzekutiv të LSDM-së është funksion politik duke pasur parasysh faktin e qartë se ky organ është organ i partisë.

Edhe në Ligjin për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit, thuhet se “personi i zgjedhur ose i emëruar gjatë mandatit të tij është i detyruar të respektojë rregullat për papajtueshmërinë e një funksioni që kryen me funksione apo veprimtari të tjera të përcaktuara në Kushtetutë dhe ligje“ (neni 44) dhe se “personi zyrtar në punën e tij, është i detyruar të jetë i vetëdijshëm për konfliktet e mundshme të interesit dhe të marrë masa për shmangien e tij” (neni 72).

Оттука, посочените аргументи укажуваат дека изјавата на Стоилковски за неспоивост на функцијата на Мишко Ралев како декан и член на ИО на СДСМ  е вистинита. Единствено може да му се забележи на политичкиот речник, кој обично го користат политичарите за навреда на своите политички опоненти, а кои се препознаваат со употреба на зборовите „пиунот на Заев“, „неговиот наредбодател Заев“…

Pra, argumentet e paraqitura tregojnë se deklarata e Stoilkovskit për papajtueshmërinë e funksionit të Mishko Ralevit si dekan dhe anëtar i Bordit Ekzekutiv të LSDM-së, është e vërtetë. E vetmja gjë që mund të ketë vërejtje është fjalori politik, i cili zakonisht përdoret nga politikanët për të fyer kundërshtarët e tyre politikë, ku dallohet përdorimi i fjalëve “Pioni i Zaevit“, “Komandanti i tij Zaev” …

Vlerësoi: Zhaklina Cvetkovska

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button