fbpx

Gjithnjë e më shumë punë, ndërkaq më pak dëshira për një vit më të suksesshëm

Është koha e fundit që tërësisht të stabilizojmë rrugën tonë si shtet. Nëse kalimi nga dhjetori në janar, duhet gjithmonë të simbolizojë diçka të re, përveç Qeverisë së re, kjo rrugë le të jetë unifikimi i të gjitha forcave progresive dhe punës së përbashkët dhe jo vetëm e dëshirave, për një të nesërme shumë më të mirë.

Ivan Durgutov
Ivan Durgutov

Kaluan dy herë nga 365-ditë qëkur bota pulson në pasiguri, në pikëllim, për shkak të humbjes së pothuajse 6 milionë jetëve dhe me gëzime periodike, dëshmitarë të të cilave ishim kohë pas kohe. Normalja e re- puna me distancë fizike, qëndrimi në bankat e shkollës me maskë mbrojtëse online ngjarjet madje edhe tradita fetare e ndarjes së kulaçit me para kësaj here në mënyrë virtuale, imunizimi me dozën e parë, të dytë, të tretë me vaksinë, këto gjëra për dikë nuk janë edhe aq të reja, ndërsa disa thonë se për ta nuk janë “normale”.

Viti i trazuar 2021

Në fushën politike, viti i parë i dekadës së tretë të këtij shekulli, këtu tek ne, ishte mjaft i trazuar, me turbulenca. Të paktën, për këtë, ne maqedonasit, në asnjë mënyrë nuk duhet të pendoheni, monotoni në këtë rajon, thjesht nuk ka. U mbajtën zgjedhjet e rregullta lokale, qytetet dhe fshatrat fituan një laramani të tyren tek “nënat dhe baballarët”, edhe pse propozuesit e listave por mesa duket edhe votuesit, më tepër i parapëlqejnë baballarët për krye të komunave. Për më tepër, partia në pushtet, fitoi një timonier të ri, ndërsa kryeqyteti fitoi, gruan e dytë për kryetare qyteti në historinë e vet, pas të nderuarës Vera Aceva e cila ka ushtruar funksionin në vitin 1948.

Rektore dhe dekane nuk kemi as sot, por ja kryetare të Qytetit të Shkupit kemi pasur që më parë. Përveç kësaj, pothuajse 74 vjet, ende duhet të dëshmohemi, se gruaja nuk e ka vendin vetëm në shtëpi, por edhe në politikë nëse dëshiron, si shoqëri jemi vendosur edhe para një sërë sfidash të tjera serioze. Nëse kompromisi i dhimshëm nga fshati Nivici në verën e nxehtë të vitit 2018 na solli rrumbullakimin e përcaktimit të parë strategjik – anëtarësimin në NATO, tani jemi vendosur para një sfide tjetër edhe më iracionale në lidhje me pikën tonë të dytë, aq të dëshiruar – Brukselin dhe anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Nëse kah fundi i vitit 2020 dhe gjatë pritjes së vitit 2021, pëshpëritnim ose lexonim zëshëm për një të nesërme më të mirë, duke menduar se përfitimet nga mjekësia përmes vaksinimit do të jepnin rezultate për t’i vënë fund fund golgotës me pandeminë, viti i kaluar na kthjelloi mirë dhe e demantoi këtë gjë. Sikur pikëllim të cilin e ndajmë në mënyrë kolektive me të gjithë botën, të mos mjaftonte, si shoqëri u ballafaquam edhe me pamje të tjera të tmerrshme nga fatkeqësitë, që patën shumë viktima bashkëqytetarë tanë nga Tetova në shtator, por edhe tek fqinji lindor në Sofje në nëntor. Pasiviteti institucional, si zakonisht është i pranishëm edhe tani.

Përveç pandemisë e cila po zgjat, gëzuar Vitin e ri 2022, kësaj here i dëshiruam njëri tjetrit edhe në kohë të krizës energjetike por edhe ekonomike. Shtrenjtimi i faturave mujore për shpenzimet e jetës, që erdhi si një uresë ironike për vitin e ri për qytetarët, pa dyshim përveç shtrenjtimit të energjisë elektrike dhe ngrohjes, me vete bart edhe parashenjën negative në lidhje me përgjigjen e pyetjes se sa më ndryshe do të jetë ky vit nga viti që lamë pas.

Vit i ri, Një Qeveri e re

Nga ana tjetër, formimi i qeverisë së re maqedonase, për të cilën tashmë po rrjedhin afatet kushtetuese është paralajmëruar në vigjiljen e festës së ardhshme fetare në vendin tonë – Epifania (festa e Ujit të Bekuar). Pa menduar për asnjë lloj lidhjeje, apo simbolike, midis një dite jo pune dhe përbërjes qeveritare shumë punëtore, që do të na prezantohet, si qytetarë me arsye e shtrojmë pyetjen nëse edhe kjo përbërje qeveritare do t’ia dalë nga aspekti politik të mbijetojë dhe të presë skadimin e mandatit të tij të përcaktuar me Kushtetutë.

Në fakt, një kuriozitet i paparë është fakti se Qeveria e fundit, e cila nuk përjetoi “kartonin e kuq të parakohshëm” tek ne, ka ndodhur në vitin e largët 2006. Imagjinoni, vendi ka pasur 10 cikle në zgjedhje parlamentare duke filluar nga viti 1990 ndërsa prej tyre pesë kanë qenë të rregullta, përkatësisht nuk kanë qenë zgjedhje të parakohshme ndërsa deputetët e atëhershëm, kryeministrat dhe ministrat kanë çuar mandatet e tyre katërvjeçare deri në fund.

Duke u nisur nga fakti se, nisur nga zgjedhjet parlamentare të vitit 2008 e këndej, të gjitha zgjedhjet parlamentare pa përjashtim kanë qenë të jashtëzakonshme dhe të parakohshme, përveç kuriozitet, paraqesin edhe indikator për pjekurinë demokratike të shoqërisë sonë dhe të sistemit politik, e cila në këtë pjesë përjeton regres tani më për 13-14 vite. Duke pasur parasysh se vetëm gjysma e ekipeve qeveritare dhe përbërjeve parlamentare, me mundim, ia kanë dalë të durojnë dhe të (përpiqen të) zbatojnë atë që e kanë premtuar përgjatë mandatit katër vjeçar, kjo tregon shumë për atë se çfarë “pamfleti” di të jetë teksti me titull- Programi qeveritar.

Për më tepër, kjo tregon qartë se flirtimi me zgjedhjet e parakohshme, në kohën kur rejtingu i koalicionit qeveritar është në rritje, është shumë i pranishëm në skenën politike maqedonase. Në mënyrë plotësuese, mendoj se nuk ka test më të mirë për atë se sa funksionojnë dhe jetojnë në realitet dispozitat kushtetuese, si dhe përgjigja negative dhe testi i dështuar për dispozitën rreth mandatit katërvjeçar të deputetëve në nenin 63 të Kushtetutës i cili, për fat të keq, praktika tregon se është pothuajse një “fjalë e vdekur në letër”.

Vizita e paralajmëruar e kryeministrit bullgar në Shkup, Kirill Petkov, që pritet të ndodhë më 18 janar, sigurisht se është e mirëseardhur dhe në fakt jep një përcaktim indirekt dhe kohor deri kur do të formohet qeveria e re maqedonase. Lideri i ri i LSDM-së dhe tashmë i mandatar zyrtar Zëvendësministri aktual i Financave, Dimitar Kovaçevski, nuk është shumë i ekspozuar në ujërat aktuale politike. Në të njëjtën kohë, kjo mund të jetë një tipar i fortë dhe i dobët, dhe koha do ta tregojë.

A do të vazhdojmë t’i përmbushim dëshirat e fqinjëve tanë?

Ajo që është veçanërisht e rëndësishme është iracionaliteti i theksuar i mosmarrëveshjes bullgaro-maqedonase dhe lloji i “shatërvanit të dëshirave” që Sofja vazhdimisht u dërgon fqinjëve të saj. Nëse qytetarit dhe votuesit të Maqedonisë disi mund t’i shpjegohen zhvillimet rreth fqinjit tonë jugor, veçanërisht procesi i gjatë negociues, çështja e emrit që ata e kanë kontestuar që nga pavarësia jonë, tani do të jetë tmerrësisht e vështirë të elaborohet se pse gjoja se do të nevojitet një tjetër kompromis i dhimbshëm.

Mandatori paralajmëroi surpriza në ekipin qeveritar që do ta propozojë, dhe ne si qytetarë, tashmë të mësuar me surpriza të pakëndshme nga propozimet për personat që nisën karrierën dhe angazhimet e tyre si ministra, këtë herë sinqerisht brohorisim për tronditje pakës më të këndshme dhe më të buta. Shëtitja e ministrave nga një dikaster në tjetrin, sikur po ata njerëz të jenë “të gjithëditur” është një praktikë e keqe për të cilën publiku kritik zëshëm e fliste jo shumë kohë më parë, kur disa zyrtarë ishin martuar me divanet ministrore, kështu që enden në mënyrë drastike nëpër dikasteret si shëndetësia dhe arsimi.

Për atë temë, fakti jopopullor që në 30 vjet pavarësi kemi pasur p.sh. një rekord prej 19 ministra të arsimit, ndërsa paralajmërohet ministër i ri i këtij dikasterit, na jep edhe një shuplakë për atë se sa vlerësohet kjo fushë – arsimi dhe shkenca në këtë vend tonë të vogël dhe të shtrenjtë. Prandaj, dëshirat e mia për vitin që ka hyrë në prag, përfshijnë vazhdimin e kujdesit të nevojshëm për veten dhe shëndetin e tjetrit, autokritikë më të madhe si individë dhe si sistem dhe mbi të gjitha besim më të madh në shkencë, veçanërisht në mjekësi.

Dhe fakti që ky besim është dukshëm i shmangies edhe në nivel global, aq më tepër në vend, nuk duhet të na habisë, duke pasur parasysh se çfarë trajtimi mori dhe merr kjo ministri jashtëzakonisht e rëndësishme në vendin tonë. Qoftë vit i lumtur dhe i begatë!

Burimi: Respublica

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko edhe
Close
Back to top button