Banori i Kopanicës gjuajti me armë zjarri bashkëvendasin e tij në Kodrën e Diellit

Një banor i Kopanicës së Shkupit ka raportuar në policinë e Tetovës se një bashkëfshatar ka shtënë në drejtim të vëllait të tij në Kodrën e Diellit. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21, ndërsa nga SPB Tetovë thonë se fatmirësisht nuk ka të lënduar, transmeton Portalb.mk.

“Njëzet e nëntë vjeçari I.Sh. nga Kopanica e Shkupit, dje (9-janar) në ora 21:25 ka raportuar se njëzet minuta më herët në Kodrën e Diellit, ku ka qenë me vëllanë e tij H.Sh. dhe dy shokët e tyre, pas një mosmarrëveshjeje të shkurtër verbale, F.Z. (27) nga i njëjti fshat ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka shtënë në drejtim të H.S., por nuk e ka goditur dhe më pas është larguar nga vendi. Sipas denoncimit, dy vëllezërit prej kohësh kishin një marrëdhënie të prishur me personin F.Z.”, njoftuan nga SPB Tetovë.

Nga atje shtuan se po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button