Ndërroi jetë aktori dhe komediani amerikan Bob Seget

Aktori dhe komediani amerikan Bob Seget, i cili u bë i famshëm me serialin “Full House”, ka vdekur papritur në moshën 65-vjeçare. Ai u gjet i vdekur në një hotel në Orlando dhe policia tha se nuk kishte rrethana të dyshimta rreth vdekjes së tij.

Stand-up komediani me përvojë sapo filloi një turne të ri në SHBA dhe jo shumë kohë më parë kishte deklaruar se është i lumtur që u rikthye në skenë.

Detajet e sakta rreth vdekjes së tij mbeten të paqarta, shkruan BBC, transmeton Portalb.mk.

Por në një deklaratë të shkurtër të postuar në Twitter, Departamenti i Sherifit tha se detektivët nuk kishin gjetur asnjë shenjë të dyshimtë ose të përdorimit të drogës gjatë hetimeve fillestare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button