fbpx

Analizë për rrjetet sociale: Politikanët dhe institucionet në RMV nuk janë të hapura ndaj mendimeve të qytetarëve

Bartësit e pushtetit ekzekutiv – Presidenti dhe qeveria ishin tërësisht online, kurse numri i kryetarëve të komunave aktivë në rrjetet sociale është rritur për 3 krahasuar me vitin 2020 dhe është 80 nga gjithsej 81. Politikanët dhe institucionet publike janë të pranishëm në mediat sociale vetëm kur duan të njoftojnë diçka, të mbrohen apo të sulmojnë, ndërsa mendimet e qytetarëve janë pothuajse të parëndësishme, ka treguar Analiza e rregullt vjetore e Institutit për Qeverisje të mirë dhe perspektiva euro-atlantike (IQMPE), transmeton Portalb.mk.

“Përsëri hasëm në uebfaqe të institucioneve publike që nuk janë të fokusuara kryesisht në nevojat dhe shërbimet për qytetarët, por kryesisht në promovimin e zyrtarëve, gjegjësisht publikimin e përmbajtjeve klasike promovuese”, tha Bojan Kordalov, komunikolog dhe autor i kësaj analize punuar për nevojat e IQMPE.

Presidenti i vendit, sipas analizës, ka shfaqur rezultat pozitivisht të pandryshuar. Në vitin 2021, si në dy paraprakët, presidenti ishte i pranishëm në të njëjtën kohë me uen-faqen e tij zyrtare, si dhe me aktivitetet online në Facebook, Twitter dhe Instagram.

Rënie prej 4 krahasuar me vitin 2020 ose 115 nga gjithsej 120 deputetë ishin aktivë në Facebook vitin e kaluar. Analiza tregon edhe rënie prej 2 numrash të deputetëve aktivë në Twitter, gjegjësisht gjithsej 24 kanë qenë aktivë në këtë rrjet social. Situata në Instagram mbetet e pandryshuar ku aktivitetet e tyre online në vitin 2021, si dhe në vitin 2020, i kanë shfaqur 35 deputetë.

Rritje në komunikimin online me qytetarët përmes mediave sociale është vërejtur në Qeveri. Çdo anëtar i kabinetit qeveritar ose 20 nga gjithsej 20 ministrat ishin aktivë në Facebook në vitin 2021. Twitter ishte zgjedhja e 16, ndërsa Instagrami e 15 ministrave, që është rritje prej 1 krahasuar me vitin 2020. 13 ministra ishin njëkohësisht aktivë në të gjitha platformat e përmendura, që përbën përmirësim me 3 krahasuar me vitin 2020 kur numri i përgjithshëm i ministrave aktivë në platformat e përmendura ishte 10.

Për të tretin vit radhazi, kjo analizë përfshin praninë online të ministrive dhe web platformën e Qeverisë. Të 17 institucionet kishin faqet e tyre zyrtare në vitin 2020, ndërsa të gjithë 17 ishin aktive në Facebook, 8 në Twitter, ndërsa 5 të pranishëm në Instagram. Për herë të parë nuk ka asnjë rast kur një ministri të mos ofrojë mundësinë për t’u kontaktuar nga qytetarët përmes rrjeteve sociale, që përbën përmirësim në krahasim me vitin 2020 kur një mundësi e tillë nuk ofrohej nga 1 ministri, sidomos në vitin 2019 kur ky opsion nuk është siguruar madje edhe nga 5 ministri.

Pak progres është bërë në fushën e përdorimit aktiv të mediave sociale nga njësitë e vetëqeverisjes lokale. 80 nga 81 kryetarët e komunave kanë qenë aktivë në Facebook në vitin 2021, numër që është rritje për 3 kryetarë komunash në krahasim me vitin 2020.

Në Twiter gjatë vitit 2021 aktiv ishin vetëm 6 kryetar komunash, përserisa në Instagram ky numër ishte 37.  Krahasuar me vitin 2020: 7 kryetar komunash në Twitter, ndërsa 32 në Instagram; në 2019: 5 kryetarë komunash në Twitter dhe 25 në Instagram.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button