Edhe dy tërmete janë ndjerë mëngjesin e sotëm në Manastir – pasojat e mbrëmshme: plasaritje tavanesh dhe muresh, disa banorë e kanë kaluar natën jashtë

Observatori Sizmologjik në Shkup njoftoi se mbrëmë janë regjistruar një sërë tërmetesh, epiqendrat e të cilëve ndodheshin 130 km në jug të Shkupit në Greqinë fqinje në afërsi të Follorinës, transmeton Portalb.mk.

Tërmeti i parë i cili ndodhi në orën 22:43 ishte magnitudë 5.6 gradë, ndërsa më së shumti është ndjerë nga popullata në pjesën jugperëndimore të Maqedonisë me intensitet V-VI gradë sipas shkallës makrosizmike evropiane. Në pjesën qendrore të vendit është ndjerë me intensitet IV gradë, kurse në Shkup dhe rrethinë me intensitet III – IV gradë.

Tërmeti i dytë është ndjerë në orën 22:53 me magnitudë 4.2 ballë dhe është ndjerë nga popullata në pjesën jugperëndimore të vendit me intensitet IV gradë sipas shkallës makrosizmike evropiane.

Sipas të dhënave të deritanishme, tërmetet, përveç shqetësimit të popullatës, nuk kanë shkaktuar dëme materiale, thonë nga Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore në Shkup.

Por, banorët e Manastirit prej mbrëmë, në rrjetet sociale shpërndajnë fotografi në të cilat shihen tavane dhe mure të çara. Njëri prej tyre është edhe ministri i vetëqeverisjes lokale Goran Milevski.

Disa e kaluan natën jashtë shtëpive nga frika e tërmeteve të reja.

Edhe Instituti grek i Gjeodinamikës, gjithashtu njoftoi se bëhet fjalë për tërmet me magnitudë 5.3 ballë, me thellësi fokale 14.1 km. Tërmeti goditi 2 km në perëndim të Follorinës.

Tërmeti shqetësoi banorët, pasi ishte shumë i fortë dhe i cekët, zgjati shumë dhe zhurmoi. Sipas ERT, banorët e Follorinës janë larguar nga shtëpitë e tyre dhe kanë dalë në rrugët e qytetit.

Në 10 minutat e ardhshme deri në orën 23:53 (me orën lokale) u regjistruan tre tërmete të tjera sizmike, me magnitudë 3.5 Rihter, 19 km në veriperëndim të Follorinës dhe në thellësi fokale 5 km, 3.5 Rihter në thellësi fokale dhjetë km dhe 4.1 Rihter gjithashtu me thellësi prej 10 km, raportojnë mediat greke.

Edhe dy tërmete të reja janë ndjerë mëngjesin e sotëm në Manastir, pas një sërë tërmetesh me epiqendër në afërsi të Follorinës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button