Studentët e interesuar për studime në Rumani, mund të aplikojnë në formë elektronike

Studentët e të gjitha niveleve në Maqedoninë e Veriut, do të mund të aplikojnë deri më 15 mars për të studime në Rumani në vitin akademik 2022/23, nëse studimet e tyre i kanë pasur me mesatare së paku shtatë, transmeton Portalb.mk.

“Bursat do të dedikohen për shtetas të huaj që vijnë nga vende jashtë BE-së, për studime universitare, master dhe doktoraturë në të gjitha fushat, me përjashtim të mjekësisë, stomatologjisë dhe farmacisë”, sqarojnë nga Ministria për Arsim dhe Shkencë në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se aplikimi mund të bëhet onlajn në këtë adresë https://scholarships.studyinromania.gov.ro/.

Kjo mundësi është në kuadër të programit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rumanisë për shpërndarjen e bursave për studentët e huaj, ashtu që studentët e interesuar interesuar do të mund të marrin informata KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button