(Video) Shqipëria ‘shpartallon’ Lituaninë duke e fituar me rezultat 4-1

Shqipëria i jep një leksion futbolli skuadrës së Letonisë, duke e fituar atë me rezultat të thellë 4-1 në Stadiumin Qemal Stafa në Tiranë.

Shqipëria e ka përmbyllur pjesën e parë me rezultat të thellë 3:0 kundër Lituanisë në ndeshjen miqësore që po zhvillohet në “Qemal Stafa”.

Golin e parë e ka shënuar Alban Meha nga më shumë se 25 metra, duke e lënë të fjetur portierin mysafir. Epërsinë e ka dyfishuar Edgard Çani, kurse golin e tretë e realizoi kosovari tjetër, Migjen Basha.

Në pjesën e dytë përmes një autogoli të lituanezëve, Shqipëria thellon rezultatin në 4-0, ndërsa golin e nderit lituanezët e shënuan në minutën e 75. 

Lajme të ngjashme

Back to top button