Për shkak vizitës së Ilir Metës në Maqedoninë e Veriut, në Shkup tri ditë do të ketë kufizime në komunikacion

Komunikacioni në qytetin e Shkupit do të jetë i kufizuar tri ditët e ardhshme për shkak vizitës së Ilir Metës në Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk.

“Në Shkup më 10, 11 dhe 12 janar, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta do të jetë për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut”, deklarojnë nga Policia e Maqedonisë së Veriut.

Policia ka paralajmëruar që këto ditë do të kufizojë disa pjesë të komunikacionit në qendër të Shkupit, për këtë kërkoi nga qytetarët të respektojnë urdhrat e punonjësve policor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button