Berisha gati të debutojë me Torinon në kampionat

Situata e rënduar në të cilën ndodhet Torino për shkak të Covid-19, i ka sjellë fat portierit të kombëtares shqiptare Etrit Berisha i cili pasi debutoi në Kupë në ndeshjen ndaj Sampdorias do të bëjë debutimin absolut edhe në Serie A në ndeshjen e kësaj të hëne ndaj Fiorentinës, raporton SS.

Portieri titullar Vanja Milinkovic-Savic është i infektuar me Covid19 dhe trajneri Juric është i detyruar të hedhë në fushë nga minuta e parë Etrit Berishën i cili do të kërkojë të bëjë një paraqitje sa më të mirë në ndeshjen ndaj vjollcëve për të fituar sa më shumë pikë në sytë e trajnerit kroat.

Torino në kampionatin italian gjendet në pozitën e 12-të me 25 pikë nga 19 ndeshje të zhvilluara, ndërsa Fiorentina në pozitën e gjashtë me 32 pikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button