Ndërruan jetë dy qytetarë dhe nëntë u lënduan sot në një aksident në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se si pasojë e aksidentit të veturave në rrugën Prishtinë – Podujevë, kanë ndërruar jetë dy qytetarë, transmeton Portalb.mk.

“Sot rreth orës 09:30, në rrugën Prishtinë-Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku për pasojë dy persona kanë vdekur. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete”, sqarojnë nga Policia e Kosovës.

Në këtë aksident gjithashtu janë të lënduar edhe nëntë persona tjerë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button