RMV, Policia dënoi për pesë orë 106 shoferë vetëm për shkak të përdorimit të alkoolit

Policia e Maqedonisë së Veriut në mesnatën e fundit ka dënuar 106 shoferë vetëm për shkak se kanë qenë nën ndikim të alkoolit gjatë vozitjes, transmeton Portalb.mk.

“Në periudhën nga ora 22:00 deri në ora 03:00, u realizuan kontrolle të përforcuar për dënimin e shoferëve që kanë ngas vetura nën ndikimin e alkoolit në gjithë vendin, për çka janë dënuar 106 shoferë”, sqarojnë nga Policia.

SPB e Manastirit shqiptoi 20 dënime, e Ohrit 19, ndërsa e Shtipit 15, ndërsa kërkohet nga qytetarët të ngasin vetura duke respektuar rregullat për të pasur rrugë më të sigurta.

Në Shkup janë dënuar 141 shoferë, prej të cilëve 47 për tejkalim të shpejtësisë, 17 për vozitje pa leje, nëntë për shkak alkoolit, gjashtë për parregullsi teknik dhe vetura të paregjistruara, etj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button