Skanimi i nevojshëm

Në kohën e komunizmit jugosllav dhe në shoqëritë e mbyllura shumë pak kemi dëgjuar për kontrolle financiare të institucioneve nga agjenci të pavarura ose nga ana e shtetit. Nëse qeveria qendrore ndërmerrte ndonjë aksion, gjithnjë ishte e lidhur me propagandën e pushtetit socialist. Tani kanë kaluar tre dekada nga ekonomia e centralizuar dhe kapitalizmi dhe ekonomia e tregut kanë disa rregulla që çdo shtet duhet t’i respektojë dhe zbatojë. P.sh. transparenca institucionale dhe kontrolli financiarë janë dy kategori të rëndësishme të qeverisjes së mirë ku shtetet që pretendojnë BE-në duhet t’i kenë parasysh para se t’i hapin kapitujt me Brukselin dhe pas. Kapitulli 32 i Aqusis-it i BE-së thotë:“ Kontrolli financiar lidhet me miratimin e kornizave dhe standardeve të njohura ndërkombëtare, si dhe me praktikën e mirë të BE-së, për kontrollin e brendshëm financiar publik (PIFC), bazuar në parimin e llogaridhënies së decentralizuar. “KBFP duhet të zbatohet në të gjithë sektorin publik dhe të përfshijë kontrollin e brendshëm të menaxhimit financiar të fondeve kombëtare dhe atyre të BE-së”. Në veçanti, kapitulli 32 kërkon ekzistencën e sistemeve efektive dhe transparente të menaxhimit, duke përfshirë marrëveshjet e llogaridhënies për arritjen e objektivave; si auditimi i brendshëm i pavarur. Kapitulli gjithashtu kërkon një institucion auditimi të jashtëm të pavarur, i cili zbaton mandatin e tij të auditimit në përputhje me standardet e Organizatës Ndërkombëtare të Institucioneve të Auditimit (INTOSAI). Përveç kësaj, ky kapitull mbulon gjithashtu mbrojtjen e interesave financiare të BE-së kundër mashtrimit në menaxhimin e fondeve të BE-së dhe mbrojtjen e euros kundër falsifikimit.

Dhe tash nuk është hera e parë që në Ballkanin Perëndimor kemi pasur kontrolle financiare që nuk kanë qenë në funksion të zbatimit të ligjit dhe parandalimit të krimit të organizuar financiar. As që ka ardhur në shprehje një kontroll real dhe në kohë për institucione të caktuara që dyshohen për keqpërdorime ose për zyrtarë të lartë qeveritarë dhe të pushtetit lokal.

Zakonisht gjatë fushatave zgjedhore, kemi mjaft zotime për kontroll financiar dhe skenim të gjendjes së paraardhësve që kanë qenë në pushtet me vite. Mund të ndodhë që kundërshtarë politikë ta bëjnë një gjë të tillë, por vështirë është që kur i zgjedhuri i së njëjtës parti apo klan ta bëjë një kontroll financiar të pavarur ose të brendshëm financiar të menaxhimit të një institucioni ose të një agjencie qeveritare. Andaj në Maqedoninë e Veriut gjendja nuk paraqitet e rëndë për së koti kur raportohet për transparencën dhe kontrollet financiare që mund t’ju bëhen kundërshtarëve politikë por jo partive dhe zyrtarëve në pushtet. Praktikat e tilla duhet të marrin fund, pasi po të njëjtit politikanë, BE-në dhe vlerat evropiane i përdorin çdo ditë në fjalimet publike, kurse praktika tregon një gjendje të mjerueshme në sistemin e auditimit.

Për çdo shkelje ligjore pavarësisht përkatësisë partiake duhet të ketë kontrolle financiare të domosdoshme vjetore për transparencë dhe punë të ndershme nga zyrtarët. Përndryshe, është e kotë të flitet për kapitujt e BE-së dhe politikat e gjelbërta ose shtet ligjor me veprime të vjetra korruptive. Fondet ndërkombëtare dhe menaxhimi i tyre kërkojnë po ashtu një auditim të drejtë dhe të pastër, pasi këtë e kërkojnë ligjet e BE-së. Në Maqedoninë e Veriut dhe në vendet e Ballkanit Perëndimor, janë raportuar keqpërdorime me fondet evropiane nga organizatat jo qeveritare dhe agjencitë qeveritare. Askushi deri më tash nuk është përgjigjur para organeve, pasi mentaliteti i vjetër i mosndëshkimit dhe i keqpërdorimeve vazhdojnë të mbeten dhe promovohen si kulturë e punës dhe jetës. Kontrollet e shpeshta financiare me siguri se do të ndryshojnë standardet e raportimeve, cilësinë e punës dhe uljen e korrupsionit. Paralel me këtë, transparenca do të reflektohej në qeverisjen e mirë dhe për hir të vlerave të BE-së.

Selim Ibraimi

Shkrimi është shkruar enkas për Portalb.mk. Të drejtat e publikimit i kanë vetëm Portalb.mk dhe autori, sipas marrëveshjes mes tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button