RMV, në 24 orët e fundit u regjistruan 632 raste të reja me Kovid-19

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit në vend u regjistruan 632 raste të reja me Covid-19 nga 6.531 testime të kryera, ndërkohë janë regjistruar 248 pacientë të shëruar dhe gjashtë viktima, raporton Portalb.mk.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 7 persona të vdekur: 2 të vdekur nga Shkupi (68 dhe 76) dhe Manastiri (40 dhe 75) dhe një i vdekur nga Prilepi (67), Ohri (72) dhe Krusheva (74). Personat e raportuar kanë ndërruar jetë në spital.

Sipas Regjistrit të Vdekjeve me Diagnozë KOVID-19 nga Termi im, janë raportuar

4 persona, nga një person nga Prilepi, Kratova, Dibra dhe Gostivari, të cilët kanë vdekur në periudhën prej 20.12.2021 deri më 05.01.2022. Të vdekurit janë të moshës 69 deri në 87 vjeç. Nga të raportuarit, 2 persona kanë vdekur në spital dhe 2 në shtëpi.

Rastet e reja:

  • Shkup – 470
  • Ohër – 35
  • Prilep – 25
  • Kavadar dhe Shtip – 17
  • Strumicë – 14
  • Veles – 10
  • Gjevgjeli – 9
  • Kërçovë – 5
  • Negotinë – 4
  • Kumanovë – 3
  • Tetova, Manastiri, Gostivari, Struga, Kriva Pallanka, Dibra, Valandova dhe Bogdanci – nga 2.
  • Koçani, Sveti Nikollë, Resnja, Radovishi, Dellçeva, Vinica dhe Probishtip – nga 1.

Pacientët e shëruar:

  • Shkup – 142
  • Manastir – 22
  • Kavadar – 13
  • Ohër – 10
  • Prilep – 7
  • Kumanovë – 6
  • Shtip, Strumicë, Veles dhe Gjevgjeli – nga 5
  • Valandovo, Resnjë dhe Makedonski Brod – nga 4
  • Tetova, Bogdanci dhe Berovë – nga 3
  • Dojran – 2
  • Kërçova, Negotina, Struga, Koçani dhe Dellçeva – nga 1

 Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 1.648.399 testime të Covid-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 232.068, numri i të shëruarve është 214.506, numri i të vdekurve është 8.023 dhe numri i rasteve aktive është 9.539.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button