PDSH: BDI na fshiu votuesit, por ne kemi rritje votash

Partia e Menduh Thaçit, Partia Demokratike Shqiptare thotë se mijëra shqiptarë janë shlyer,votues të PDSH-së nga listat e votuesve edhe pse posedojnë dokumente biometrike. Me këtë si dhe duke blerë vota, me kërcënime dhe shantazhe BDI ka penguar qytetarët të shprehin lirshëm vullnetin e tyre gjatë ditës së votimit. Kështu u shpreh deputeti i BDI-së, Bekim Fazliu sot në një komukatë për mediet.

“Raste të keqpërdorimit dhe parregullsive te procesit zgjedhor i kemi gjithandej, si më eklatante do ti përmendi në Likovë dhe Dollnen, ku i është vjedhur fitorja e PDSH-së në këto komuna.Në Likovë, gjatë tërë ditës së votimit janë terrorizuar votuesit. Në vendvotimin 11 12 nga 833 votues që kane dalur në votime edhe përkundër manipulimeve që janë bërë gjatë ditës se votimit rezultati është BDI 444 vota, PDSH 138 RDK 15. Ky manipulim nuk përfundon këtu. Ne fund falsifikohet procesverbali dhe për BDI-në i bëjnë 724 vota  PDSH-ne 98 dhe për RDK-ne 4 vota” tha mes tjerash Fazliu.

Parregullsi, blerje dhe vjedhje të votave janë vërejtur edhe ne malësinë e Tetovës, Çair, Saraj dhe në vende tjera, theksoi ai.

“Edhe përkundër gjitha këtyre parregullsive, kërcënimeve, shantazhimeve, PDSH-ja pa Canovskin, pa Muminoviçin, pa Amdi Bajramin shënon rritje prej 20 mijë votave ne këto zgjedhje, saktësisht PDSH ne këto zgjedhje ka rritje për 19362 vota, nga 66139 vota te zgjedhjeve parlamentare te vitit 2011, në 2013 PDSH merr 85771 vota. PDSH shënon rritje ne te gjitha vendet, në Strugë,në Krushevë, ne Qendër Zhupë, në Tetovë, Dibër, Likovë..tha mes tjerash Fazliu. 

Lajme të ngjashme

Back to top button