SHBA dhe Japonia me marrëveshje mbi armët hipersonike

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Antony Blinken, njoftoi se së shpejti me Japoninë do të bëjnë dy marrëveshje të mbrojtjes, prej të cilave njëra për armët hipersonike, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes së SHBA-së dhe Japonisë, biseduan online në takimin e Komitetit Konsultativ SHBA-Japoni.

Në takimin ku morën pjesë katër ministra, Blinken mbajti fjalimin e hapjes ku tha se marrëdhënia mes SHBA-së dhe Japonisë është jashtëzakonisht e fortë dhe se është elementi më i rëndësishëm i sigurisë dhe stabilitetit në rajon.

Duke mbrojtur idenë e tij se Kina dhe Rusia vazhdojnë të shkelin normat ndërkombëtare në tokë, det, hapësirë dhe fushën kibernetike, Blinken tha: “Veprimet provokuese të Pekinit vazhdojnë të rrisin tensionet në Ngushticën e Tajvanit dhe në Detet e Kinës Lindore dhe Jugore. Grumbullimi ushtarak i Rusisë në kufijtë e Ukrainës dhe retorika e saj gjithnjë e më e ashpër nuk kërcënon vetëm integritetin dhe sovranitetin territorial të Ukrainës, por në të njëjtën kohë kërcënon edhe paqen dhe stabilitetin në gjithë Evropën”.

Blinken theksoi se edhe Koreja e Veriut vazhdon programin e saj bërthamor dhe të raketave balistike dhe tërhoqi vëmendjen mbi rëndësinë e partneritetit të dy vendeve kundër këtyre kërcënimeve.

Së shpejti dy vendet do të nënshkruajnë dy marrëveshje të reja, deklaroi Blinken.

“Së pari do të nënshkruajmë një marrëveshje të re 5-vjeçare për Mbështetjen e Vendit Pritës që do të krijojë më shumë burime për të thelluar gatishmërinë dhe ndërveprueshmërinë tonë luftarake. Ndërsa tjetra është një marrëveshje e re kërkimi dhe zhvillimi që do të lehtësojë bashkëpunimin e shkencëtarëve, inxhinierëve dhe drejtuesve tanë të programeve në çështjen e mbrojtjes kundër kërcënimeve hipersonike dhe deri në zhvillimin e aftësive për hapësirën. Kur hulumtuesit japonezë dhe amerikanë që paraqesin fuqitë e tyre ne mund të konkurrojmë dhe t‘ia kalojmë të gjithëve”.

Ndërkaq, ministri i Jashtëm i Japonisë, Yoshimasa Hayashi, theksoi se viti 2022 do të jetë një vit shumë kritik për Tokion pasi vendi i tij do të formulojë një politikë të re në çështjen e aftësive të ndryshme strategjike.

“Komuniteti ndërkombëtar ndodhet përballë vështirësive themelore dhe shumëdimensionale të tilla si ndryshimi në balancën strategjike, përpjekjet e njëanshme dhe detyruese për të ndryshuar status quo-në, keqpërdorimin e presionit të padrejtë dhe përhapja e regjimeve autoritare. Është më e rëndësishme se kurrë që Japonia dhe SHBA-ja të veprojnë bashkë jo vetëm për garantinimin e sigurisë së Japonisë dhe SHBA-së, por në të njëjtën kohë për vazhdimin e një rendi ndërkombëtar të lirë dhe të hapur të bazuar në rregulla dhe për të siguruar paqen, stabilitetin dhe mirëqenien rajonale” deklaroi ministri japonez.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button