U arrestua shtetasi i RMV-së Bullgari pasi transportonte 43 afganë

Policia Bullgare njoftoi se në afërsi të Sofjes, në një furgon mallrash të drejtuar nga një shtetas i Maqeodnisë së Veriut, u gjetën 43 afganë, transmeton 360 Shkallë.

Sipas mediave bullgare, gjatë aksionit punonjësit e Drejtorisë së Përgjithshme ndaluan një furgon në territorin e Komunës së Kostinbrodit.

Automjeti drejtohej 56-vjeçari, shtetas i Maqedonisë së Veriut dhe që po qëndronte ilegalisht në Bullgari.

Në kamion u gjetën 43 shtetas afganë të regjistruar në Agjencinë Shtetërore Bullgare për Refugjatë.

Shoferi u akuzua për vepër penale dhe i është caktuar paraburgim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button