Shqipëri, sot u regjistruan 1,781 raste të reja me Covid-19

Këtë të premte janari nuk është shënuar asnjë humbje jete nga Covid-19, ndërsa të infektuarit rriten dita ditës pas festave të fundvitit. Në 24 orët e fundit u regjistruan 1,781 raste të reja të infektimit nga 8,105 të kryera, transmeton Top Channel.

U shëruan 278 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 202,664 që nga fillimi i pandemisë.
Aktualisht numri i rasteve aktive është 10,789 në të gjithë vendin. Në spitale po marrin trajtim 111 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar.
Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button