Deri më tani në Maqedoninë e Veriut, rastet me flurona nuk janë shtruar në spital, sqaroi mjeku Cana

Në një intervistë për EN, mjeku nga Maqedonia e Veriut, Fadil Cana ka sqaruar që dallimi i rasteve flurona me llojet tjera është i vështirë, bazuar në simptomat, transmeton Portalb.mk.

“Raste me flurona, tash për tash, janë raste që kanë një pasqyrë klinike të lehtë dhe nuk janë të shtruar në kushte spitalore”, deklaroi Cana.

Ai sqaroi që temperatura e lartë, kokëdhimbja, grithja e fytit dhe plogështia, janë simptomat që u shfaqën te ky rast, duke e vlerësuar sit ë vështirë dallimin me tjerat.

Infektimet e fundit, sipas tij, janë për shkak të festave të fundvitit, pasi sado të kujdesshëm të jenë njerëzit, përsëri masat kufizuese nuk zbatohen me rigorozitetin e duhur dhe sjellin si pasojë situata të tilla të pakëndshme, siç i cilësoi dhe mjeku.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button