Shqipëri vs Lituani, Çani kërkon fitore, debuton Rama

Pas fitores 1-0 ndaj Norvegjisë në ndeshjen e të premtes të vlefshme për kualifikimet për Botërorin 2014, sonte me fillim në ora 20:00, kuqezinjtë presin Lituaninë në stadiumin Qemal Stafa, për të cilën Çani mendon se do të jetë një test i rëndësishëm për të provuar qëndrueshmërinë e kombëtares.

“Është një test i rëndësishëm për ne takimi ndaj Lituanisë. Edhe pse një miqësore na duhet të forcojmë pozitat dhe bëhemi gati për takimin e kthimit që do të luajmë në qershor me Norvegjinë. E kemi vlerësuar maksimalisht dhe ftojmë tifozët të na përkrahin”, ka deklaruar sulmuesi i Catanias në konferencën për shtyp të mbajtur dje.

Sulmuesi kosovar i Real Valladolid, Valdet Rama, sonte do të bëjë debutimin e tij me fanellën kuqezi.
Trajneri Gianni De Biasi tashmë ka caktuar formacionin për miqësoren  ndaj Lituanisë, dhe në ekip spikat edhe emri i Ramës.

Sulmuesi i Valadolidit ende nuk është pajisur me pasaportë shqiptare, që është arsyeja se pse ai për momentin të mund të aktivizohet vetëm në ndeshje miqësore dhe jo edhe në takimet zyrtare.

Lajme të ngjashme

Back to top button