FIFA publikoi tre kandidaturat finale për lojtarin më të mirë të vitit 2021

FIFA ka publikuar tre kandidatët për fitimin e çmimit të futbollistit më të mirë të vitit 2021, që do të akordojë qeveria botërore e futbollit më datë 17 janar, raporton SS.

Ata janë Lionel Messi (PSG), Robert Lewandowski (Bayern Munchen) dhe Momo Salah (Liverpool), me njërin prej tyre që do të fitojë çmimin prestigjioz gjatë ceremonisë që do të zhvillohet online.

Çmimet zgjidhen nga një juri ndërkombëtare e përbërë përkatësisht nga trajnerët aktualë të të gjitha ekipeve kombëtare të femrave dhe meshkujve (një për ekip), kapitenët aktualë të të gjitha ekipeve kombëtare të femrave dhe meshkujve (një për ekip) dhe një gazetar i specializuar për çdo vend. Polaku i kampionëve të Gjermanisë është kandidati kryesor për triumfin final, por “pleshti” i PSG-së, i cili fitoi muajin e kaluar “Topin e Artë” për herë të shtatë në karrierë, mbetet tepër i vështirë për t’u mposhtur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button