fbpx

Goditën me veturë dhe i sulmuan policët, u arrestuan dy të rinj nga Tetova

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se sot pas mesnate në fshatin Grupçin u arrestuan dy 19-vjeçarë nga Tetova pasi të njëjtit sulmuan fizikisht dhe goditën me veturë disa policë që ishin në detyrë, transmeton Portalb.mk.

“Me datë 07.01.2022 në ora 00.30 në fshatin Grupçin të Tetovës, policia arrestoi O.M. (19) nga fshati Xhepçisht i Tetovë dhe A.M. (19) nga fshati Poroj për shkak se kanë sulmuar fizikisht dhe me veturë “Volkswagen Lupo” me targa të Tetovës, që po drejtohej nga O.M., kanë goditur punonjësit e policisë të cilët po kryenin veprime zyrtare”, thuhet në njoftimin e MPB-së. 

Personat në fjalë janë ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojnë parashtresat përkatëse.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button