fbpx

Lista e pagave në Shqipëri, u arrestuan katër persona, dy janë punonjës shtetëror

Dy specialistët e AKSHI-t Eni Qirjako dhe Andi Agaraj dhe dy shtetas të përfshirë në agjensi kredidhënëse dhe përmbarimore Klodian Sota dhe Endi Ikonomi, janë katër të ndaluarit e prokurorisë së kryeqytetit shqiptar, shkruan Top Channel.

Dy prej tyre akuzohen se shpërdoruan detyrën dhe dy të tjerët se ushtruan korrupsion duke blerë të dhënat personale të 650 mijë shtetasve shqiptarë mes tyre edhe listat e pagave që në mbyllje të dhjetorit u bënë virale. Specialistja e IT pranë Akshi, Eni Qirjako në 6 episode ia ka kaluar përmes e-mailit zyrtar pagat e shqiptarëve Agarait, ky i fundit ia shiti për 20 mije lekë Sotës dhe Ikonomi, ndërsa zinxhiri nuk mbyllet këtu.

Sa i takon skandalit të dytë të publikimit të targave, zonja Imeraj  përmendi se është sekuestruar edhe një server tjetër.

Mbasi ishte punësuar në korrik 2020, dy muaj më vonë Qirjako rrëfen se deri në prill ia kaloi pagat kolegut Agaraj. Kur skandali u bë publik, ajo kuptoi që data dhe ora dhe data e krijimit të File në Excel përkonte me të njëjtën kohë që këto të dhëna i kishte përcjellë në wetransfer.

Për këto fakte, ajo ka vënë menjëherë në dijeni eprorin e saj Ervin Muca, Drejtor i IT në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, i cili po procedohet në gjendje të lirë.

Skandali i daljes së të dhënave personale të pagave vjen pak muaj pas rrjedhjes së të dhënave personale të qytetarëve në prag të zgjedhjeve të 25 prillit, në të ashtuquajturin skandali i patronazhistëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button