Waymo, taksi i së ardhmes, elektrik dhe vetëdrejtues (VIDEO)

Në të ardhmen, taksin që ju do e thirrni për shërbim transporti mund të jetë elektrik dhe vetëdrejtues. Javën e kaluar, Waymo, kompania e makinave vetë-drejtuese nga Google, Alphabet, njoftoi se automjetet e reja që po zhvillon me një prodhues kinez të automjeteve, Geely, do të jenë të tilla. Koncepti i veturave vetë-drejtuese është të mos kenë fare timon apo pedale, shkruan Popsci, transmeton Portalb.

Automjeti elektrik nga Geely do të jetë një version i një automjeti të quajtur Zeekr dhe do të krijohet veçanërisht për udhëtime autonome. Dyshemetë do të jenë të sheshta dhe siç parashikohet, do të ketë sediljet e stolave ​​të kthyera përpara.

Waymo tha se në veturë mund të gjehen karikues dhe ekrane të telefonit.

“Ne kemi projektuar brendësinë e automjetit që të funksionojë me konfigurime të ndryshme, duke përfshirë kontrollet e nevojshme të drejtimit njerëzor pasi rregulloret ta lejojnë këtë në SHBA.” tha një zëdhënës i Waymo.

Waymo tashmë operon dy lloje të ndryshme automjetesh. Të parat janë Chrysler Pacificas që drejtohen vetë, të cilat qarkullojnë rrugëve në zonën e Phoenix, Arizona pa asnjë njeri dhe pa timon. E dyta është Jaguar I-PACE elektrike, që kompania po i përdor në një mënyrë më të kufizuar në San Francisko dhe ka një shofer sigurie të ulur në krye.

Vitet e ardhshme do të jenë kohëra më emocionuese për prodhimin e automjeteve. Kjo industri po përparon shumë me kohë. Shpenzimet janë tejet të mëdha për ndërtimin e këtij automjeti.

Waymo tha në artikullin e blogut se makinat e tyre të reja të prodhuara nga Geely do të qarkullojnë rrugëve në vitet në vijim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button