Dimitar Tanurovski: Vullnetarët nuk janë të pavlerë, janë të paçmuar

Qoftë për të ndihmuar në raste të krizave, zjarreve, pandemisë apo thjesht për të ndarë një moment lumturie, vullnetarët e Kryqit të Kuq janë gjithmonë të pranishëm. Njëri prej tyre është 22-vjeçari Dimitar Tanurovski, bartësi i titullit Vullnetar i Vitit për vitin 2021, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Ky hero i ri, së bashku me kolegët e tij, ishte në ballë të luftës kundër virusit Covid-19, duke u ndihmuar çdo ditë personave në nevojë; ka punuar si vullnetar në kampet e refugjatëve dhe verën e kaluar ka ndihmuar në mënyrë aktive, kur zjarret shpërthyen nga pyjet tona. .

Dimitar, i cili në të ardhmen do të bëhet mjek, tha se jo vetëm ai, por të gjithë vullnetarët janë njerëz të përkushtuar. Është vullnetar qysh nga ditët e para në gjimnaz, por ka qenë aktiv edhe më parë.

Foto: Dimitar Tanurovskii, arkivi privat
Foto: Dimitar Tanurovskii, arkivi privat

“Kam filluar në vitin e parë të shkollës së mesme duke ndihmuar në magazinat e Kryqit të Kuq për të paketuar ndihmat humanitare, për përmbytjet katastrofike në Serbi. Para kësaj jam përfshirë në aktivitetet e Kryqit të Kuq që realizoheshin në shkollën tonë”, tregon Dimitar.

Tani është në vitin e 4-të në Fakultetin e Mjekësisë në UKIM, ndërsa fokusi i punës tij vullnetare është orientuar në parandalimi shëndetësor, ndërgjegjësimi për mbrojtjen nga fatkeqësitë dhe edukimi për ndihmë të parë. Gjithashtu, si koordinator për bashkëpunim të jashtëm, është përgjegjës për vendosjen e bashkëpunimit me organizata të tjera, koordinimin e ngjarjeve ndërkombëtare, si dhe për komunikim të informacioneve ndërmjet organizatave shtetërore dhe Kryqit të Kuq.

Foto: Dimitar Tanurovskii, arkivi privat
Foto: Dimitar Tanurovskii, arkivi privat

Ai mendon se ana e mirë e vullnetarizmit është se në të shumtën e rasteve vullnetarët zgjedhin sa kohë do t’i kushtojnë punës humanitare, ashtu që nëse afrohet koha e kolokiumeve apo ndonjë sesioni të provimeve, atëherë kohën e shfrytëzojnë në mënyrë racionale që të mos mbeten prapa edhe me studimet.

Dimitar beson se vullnetarizmi është mundësi e paçmuar dhe e shkëlqyeshme për të mësuar ndjenjën e përgjegjësisë dhe është bazë për zhvillim dhe përmirësim personal.

Foto: Dimitar Tanurovskii, arkivi privat
Foto: Dimitar Tanurovskii, arkivi privat

“Prandaj u rekomandoj të rinjve që të paktën një herë të gjejnë kohë për të bërë punë vullnetare, për të parë se çka është e mira e vullnetarizmit, se nuk është gjithmonë çështja e marrjes, ose siç thonë shumë njerëz është thjesht punë pa para. “Ka një arsye për të cilën ne vullnetarët nuk paguhemi, ndërsa kjo nuk është për shkak se jemi të pavlerë, por jemi të paçmuar”, porositi Dimitar.

Për të, çdo detyrë vullnetare është njëlloj e rëndësishme, ndaj nuk e ka të lehtë të veçojë ndonjë moment si kulmin e karrierës tij vullnetare, megjithatë i mungojnë momentet para pandemisë.

“Kjo është pyetja më e vështirë që mund të bëhet, diçka si të pyesësh ndonjë mësues se cili fëmijë është i preferuari i tij, përgjigja do të jetë gjithmonë se secili është i preferuari në mënyrën e vet. Nuk mund të veçoj ndonjë moment të veçantë, por gjithsesi do të veçoja praninë në shumë koncerte para pandemisë si sigurim mjekësor, ndjenjën pas ndonjë ligjërate edukative, të mbajtur mirë, kur e di që njerëzit janë larguar nga dhoma me diçka të re që e kanë mësuar”, kujton Dimitar.

Nuk do t’i harrojë as zjarret, kur si pjesë e ekipit të mbështetjes logjistike kanë dërguar ndihma në zonat e prekura.

Foto: Dimitar Tanurovskii, arkivi privat
Foto: Dimitar Tanurovskii, arkivi privat

Për Dimitarin, si vullnetar dhe mjek i ardhshëm, është me rëndësi të theksohet se secili prej nesh mund ti vijë situatë në jetë kur do të ketë nevojë për ndihmë, kështu që gjatë veprimit të tij ai lufton kundër diskriminimit dhe gjuhës së urrejtjes ndaj grupeve të cenueshme.

“Për mua dhe sigurisht për të gjithë ne nga ekipi mjekësor, të cilët dolëm vullnetarë në kampin e refugjatëve Vinojug, ishte e rëndësishme që të sigurojmë shëndet të mirë për personat e pranuar. Ndonëse vijnë nga vende të ndryshme, vullnetari i Kryqit të Kuq nuk i sheh kurrë nga ngjyra e lëkurës, raca apo ndonjë gjë tjetër, ai i sheh vetëm si person të cilit duhet t’i  ndihmohet. Kështu duhet të veprojnë të gjithë”, porositi Dimitar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button