Banorët e Çairit dhe Butelit prej dy ditësh janë pa ngrohje qendrore

Mbi 500 shtëpi në Shkup veri dhe Fushë Tophane kanë mbetur pa ngrohje në mes të dimrit. Banorët e këtyre vendeve, të revoltuar, thonë se i paguajnë rregullisht faturat dhe tash e dy ditë Toplifikimi Shkup Veri nuk lëshon ngrohje, shkruan TV Sitel, transmeton Portalb.mk.

Nga kompania për Sitelin kanë thënë se për shkak të çmimit jashtëzakonisht të lartë të gazit natyror, kurse në anën tjetër vendimit për rritjen e çmimit të ngrohjes për vetëm 14 për qind, janë përballur me probleme serioze financiare. Për tejkalimin e tyre thonë se duhet të përfshihen të gjitha organet që të mund të arkëtojnë borxhet nga institucionet, por edhe të japin ndihmë financiare. Sh.A. Shkup Veri shpreson se problemi do të zgjidhet shpejt dhe banorët do të kenë ngrohje.

Nga Komuna e Çairit kanë konfirmuar se kanë borxh ndaj ngrohjes, të cilin do ta paguajnë të hënën, por që nuk do ta zgjidhë problemin.

“Duhet të theksojmë se nga e hëna dhe për të shlyer të gjithë borxhin do të ketë ngrohje deri në fund të javës së ardhshme, pasi kompania ka problem të sigurojë gazin për shkak të rritjes së konsiderueshme të çmimit”, thuhet në kumtesën e komunës.

Së fundi, Komisioni Rregullatot për Energjetikë ka propozuar që të shqyrtohet mundësia që furnizuesit Sh. A Shkup Veri dhe EMV, Energetika të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin, me qëllim të rritjes së numrit të konsumatorëve dhe optimizimit të prodhimit të energjisë termike.

Deri më tani disa herë ka ndodhur që qytetarët e kësaj pjese të qytetit të mbeten pa ngrohje. Ndryshe, ngrohtorja “Shkupi Veri” ka më pak amvisëritë të kyçura.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button