FAO: Çmime të larta rekord të ushqimeve në vitin 2021

Çmimet botërore të ushqimeve u rritën me 28 për qind në vitin 2021 – niveli më i lartë në 10 vjet, dhe shpresat për rikthim në kushte më të qëndrueshme të tregut këtë vit janë të ulëta. Kështu bëri të ditur sot Organizata e OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO), transmeton Portalb.mk.

Indeksi i FAO-s, i cili ndjek produktet ushqimore më të shitura në botë, ishte mesatarisht 125.7 pikë, niveli më i lartë me 131.9 pikë në vitin 2011. Indeksi mujor ra lehtë në dhjetor pas pesë muajsh rritjeje radhazi.

Çmimet më të larta të ushqimeve kanë ndikuar në rritjen e inflacionit ndërsa ekonomitë rimëkëmben nga kriza e koronavirusit. FAO paralajmëron se çmimet më të larta i vendosin në rrezik njerëzit më të varfër në vendet e varura nga importi.

“Në përditësimin e saj të fundit, agjencia bëri vlerësim të kujdesshëm nëse presionet e çmimeve mund të reduktohen këtë vit. Megjithëse çmimet e larta zakonisht i lënë vend rritjes së prodhimit, rritjes së çmimeve të mallrave, pandemia aktuale globale dhe kushtet e pasigurta klimatike nuk ngjallin shumë optimizëm për rikthim në kushte më të qëndrueshme të tregut në vitin 2022”, tha në një deklaratë kryeekonomisti i FAO-s, Abdulreza Abasian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button