Zhernovski: Unë jam zgjedhur kryetar i Komunës Qendër

“Pushteti dëshiron ta vjedhë fitoren në Komunën e Qendrës, edhe pse qytetarët u përcaktuan se kush do të udhëheqë me komunën, ndërsa Todoroviqi në vend që të fshihet tre ditë, duhet të dalë të ma urojë fitoren dhe të bëjmë pranimdorëzimin e funksionit”, tha sot Andrej Zhernovski, kandidat për kryetar komune në Komunën e Qendrës nga radhët e opozitës.

Me një grup përkrahësish, Zhernovski sot erdhi para selisë së Komisionit komunal zgjedhor, i cili akoma nuk i shpall rezultatete e votimit për gjashtë vendvotime të kësaj komune. Sipas Zhernovskit, mungojnë rezultatet nga vendvotimet Kapishtec 2, shkollat “Pestaloci” dhe “Koço Racin”.

“Tre ditë janë duke udhëtuar kutitë prej Qendrës në Qendër. Tre ditë të tëra nuk mund të numërohen gjashtë vendvotime, dhe mu nga ato vendvotime ka dalë rezultati për kryetarin e komunës së Shkupit, ndërmjet kandidatit tonë Jani Makraduli dhe zotëri Koce Trajanovskit, dhe mu në ato gjashtë vende Makraduli udhëheq bindshëm”, deklaroi Zhernovski. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button