RMV, pikat e vaksinimit nuk do të punojnë deri të hënën

Sot, nesër dhe pasnesër pikat e vaksinimit në vend nuk do të punojnë për shkak të festave, transmeton Portalb.mk.

Edhe Shtëpia e Shëndetit në Tetovë nuk do të punojë këto tre ditë, siç thotë për Portalb.mk infermierja kryesore, Drita Ziberi me punë do të rikthehen ditën e hënë nga ora 7 e mëngjesit deri ora 7 në mbrëmje.

Nesër, do të punojë vetëm poliklinika në Çair ku qytetarët do të mund të vaksinohen.

Pikat e tjera të vaksinimit do të kthehen në orarin e tyre të zakonshëm ditën e hënë, gjegjësisht nga ora 8 në mëngjes deri ora 8 në mbrëmje.

Ndryshe, për shkak të festave nga 31 dhjetori deri dje (6 janar) pikat e vaksinimit kanë punuar me orar të shkurtuar.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, në vend është vaksinuar rreth 50% e popullsisë.

Vendi tre ditët e fundit u përball me shifra të larta infektimesh ku numri i rasteve të reja nga Covid-19 kalonte mbi një mijë. Në vend janë regjistruar edhe raste me variantin Omicron si dhe atë Flurona.

Ndryshe, dje në vend u regjistruan 1 725 raste të reja me Covid-19 dhe dy viktima. Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 1.633.936 testime për Covid-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 230.265, numri i të shëruarve është 214.054, numri i të vdekurve është 8 002 ndërsa numri i rasteve aktive është 8 209.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button