Shfaqje filmash nga Maqedonia me premiera botërore në vitin 2021

Vitin e kaluar kinematografia, regjia dhe produksioni i Maqedonisë rezultuan me arritje të shumta filmike, që është një periudhë e frytshme për filmin vendor. Disa nga filmat e realizuar gjatë pandemisë, me skuadra që u përballën me sfida dhe kushte të vështira, kanë shënuar momente historike të suksesit në nivel botëror, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Ishim dëshmitarë të premierave botërore dhe psherëtinim nga trailerat e prodhuar në mënyrë profesionale ende para se të shikonim filmat, si dhe ishim në gjendje të jemi dëshmitarë që u  fituan mirënjohje dhe çmime të rëndësishme. Në vazhdim po e bëjmë një përmbledhje të shkurtër retrospektive të filmave të Maqedonisë që u xhiruan në vitin 2021.

Filmi “Motrat” (Sisterhood) i regjisores Dina Duma në vitin 2021 u bë filmi i parë nga Maqedonia që u shfaq në platformën me famë botërore për filma dhe seriale televizive, “Netflix”. I filmuar në lokacione urbane të Shkupit me kamerën e kinematografit Naum Doksevski, filmi paraqet historinë e dy vajzave gjatë ditëve në gjimnaz kur në sipërfaqe shpërthejnë dashuria, konfuzioni, pamaturia dhe xhelozia. Plotësisht i pranishëm është edhe ndikimi i sotëm dhe rëndësia e internetit për të rinjtë që shkakton ndryshime dhe len gjurmë të pashlyeshme në jetën e tyre të ndryshuar përgjithmonë.

Rolet kryesore i interpretojnë Antonija Belazelkoska dhe Mia Zhiro. Produkcioni ishte nga “List Productions, ndërsa “Sisters” e pati premierën botërore në gusht, në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Karlovi Vari, që është edhe festivali më prestigjioz në Evropën Qendrore dhe Lindore, ku filmi e fitoi Çmimin Special të Jurisë në programin Lindje të Perëndimit.

Premiera në Maqedoni ishte në hapje të edicionit 42-të, të Festivalit sivjetmë Ndërkombëtar të Kamerës së Filmit “Vëllezërit Manaki”. “Motrat” është arritje filmike debutuese në kategorinë e filmave artistikë për Dumën, e cila shfaqet edhe si bashkë-skenariste me Martin Ivanovin. Shoqata e Punëtorëve të Filmit të Maqedonisë e zgjodhi filmin si kandidat të Maqedonisë për Oscar 2022, në kategorinë e filmit më të mirë ndërkombëtar që do të mbahet më 27 mars 2022.

 

Regjisori Kristijan Risteski në vitin 2021 realizoi filmin e tij të parë artistik debutues, dramën sociale “Borëbardha më në fund vdes”. Premiera botërore e filmit do të jetë në Festivalin e Filmit “Slamdens”, i cili do të mbahet në fund të janarit të vitit të ardhshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Festivali Amerikan i Filmit Park City me seli në Utah është festival për filma debutues me një buxhet deri në një milion dollarë që hap gjasa për kualifikim për Çmimin e Akademisë – Oscar.

Sipas skenarit të Risteskit, filmi është nyjë e tre tregimeve të ndërthurura për tri grupe njerëzish ku rolet kryesore i luajnë Verica Nedeska, Natasha Petroviq, Sashko Kocev, Deniz Abdulla, Ivica Dimitrijeviq, David Janakiev dhe Tino Kostadinovski. “Borëbardha më në fund vdes” është bashkëprodhim maqedonas-qipriot ndërmjet kompanive Vertigo Visual nga Maqedonia dhe Caretta Films, Qipro, ndërsa financiarisht e ka mbështetur Agjencia e Filmit e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Producent është Darko Popov, ndërsa kinematografia është e Dimo ​​Popov dhe Sevdije Kastrati.

Goran Stolevski me filmin e tij debutues artistik “Nuk do te jesh vetem” (You won’t be alone) hyri në përzgjedhjen zyrtare të festivalit më të madh të pavarur në industrinë e filmit, “Sundance Film Festival” për vitin 2022. Ky është nominimi i dytë në Sundance për Stolevskin, i cili të parin e fitoi për filmin e shkurtër “Shihe ti atë” (Woud you look at her) në vitin 2018, filmi u zgjodh fitues në kategorinë e filmit më të mirë të shkurtër ndërkombëtar.

Gorani prej dy dekadash jeton në Australi, ku ka studiuar edhe për film edhe për televizion. Në vitin 2021, ai nga revista e filmit me famë botërore Variety u rendit ndër 10 regjisorët që nuk duheshin përhumbur në vitin 2022, për arritjen e tij më të fundit filmike. “Nuk do të jesh vetëm” është film horror me përmbajtje të mbinatyrshme me skenar dhe regji të Stolevskit, prodhuar nga kompania amerikane Focus Features. Producente është Kristina Sejton, ndërsa kinematografia është e Metju Çang. Filmi do të ketë premierën në janar gjatë Festivalit të Filmit Sundance, ndërsa premiera zyrtare në kinema do të fillojë më 1 Prill 2022.

Regjisorja nga Maqedonia Tamara Kotevska, e cila ishte ko-regjisore e filmit “Toka e mjaltës” së bashku me Ljubo Stefanov, këtë vit e prezantoi filmin e saj të ri “Solo mode”. Është film i metrazhit të shkurtër nga regjisorja e talentuar, i frymëzuar nga situata që u shkaktua me pandeminë kovid-19 dhe e tregon historinë e një babai dhe burri të shqetësuar, i cili përpiqet të krijojnë një lojë shoqërore familjare për të forcuar lidhjet familjare, por në vend të kësaj mbyll anëtarët e familjes në dhoma të veçanta dhe krijon lojë vetëm për një.

Filmi pati premierën botërore në Festivalin e Filmit në Sarajevë në gusht, ku u përfshi në përzgjedhjen zyrtare të filmave të shkurtër. Tamara Kotevska dhe Ilija Tiricovski janë producentë të “Solo Mode”, ndërsa producentë ekzekutivë janë Pece Taleski, OXO Production për Maqedoni dhe Hashmi, The Corner Shop për SHBA, bashkë – produkcioni i Zejnep Atakan, Zeyno Film nga Turqia.

Foto: Solo mode, Facebook faqja për filmin
Foto: Solo mode, Facebook faqja për filmin

Viti 2021 ishte vit suksesi edhe për filmin Poli i Veriut” (North Pole), që njëkohësisht është realizimi i tretë i filmit të shkurtër për Marija Apçevska-Petrovska. Regjinë dhe skenarin i ka bërë Apçevsk, kinematografia është e Vladimir Samoilovskit. Filmi e përshkruan atmosferën e ftohtë në të cilën në mënyrë kundërthënëse ndodhin shqetësime intensive përplot pasion të identiteteve femërore dhe mashkullore në fazat e hershme të adoleshencës, ku rolet kryesore i interpretojnë Antonija Belazelkoska dhe Luka Mitev.

Filmi premierën botërore e pat në Festivalin e Filmit në Kanë, të kategorisë A, ku si filmi i parë nga Maqedonia në histori u kualifikua ndër dhjetë filmat e nominuar për çmimin “Palma e Artë”. Në Maqedoni premiera u shfaq në Festivalin “Vëllezërit Manaki” që u mbajt në fillim të shtatorit të këtij viti.

“Poli i Veriut”, në produkcioni të “Kino Oko” dhe bashkë-produkcion të kompanisë serbe “Servia Film”, u shfaq në festivalet e filmit në Serbi, Sarajevë në Bosnje, Konkorto në Itali, Batumi dhe Svaneti në Gjeorgji, Tiranë në Shqipëri, Rejkjavik në Islandë, Montpelje në Francë, Selanik në Greqi, Stokholm në Suedi dhe sërish në festivalin e kategorisë A, “Black Nights Film Festival” në Talin, Estoni.

Filimi e ka fituar çmimin “Karroca e Artë” si filmi më i mirë ndërkombëtar i shkurtër në festivalin e Zagrebit-Kroaci. Së fundmi ai fitoi çmimin e parë të filmit, në edicionin e 63-të të Festivalit të Filmit “Zinebi” në Bilbao, kurse në fund të 2021 u stolis edhe me çmimin “Santa Lucia” në Festivalin e Filmit të Shkurtër Kolumbian “Bogota”, ku më parë ishte nominuar për filmin më të mirë ndërkombëtar të shkurtër.

“Zgjoi” (Hive) është film artistik i regjisores kosovare Blerta Basholli, që u xhirua dhe e pat premierën në vitin 2021. Është bashkë-produksion mes Kosovës, Maqedonisë (“Macja e zezë”), Zvicrës dhe Shqipërisë. Nëpërmjet filmit, skenaristja dhe regjisorja Basholli na njofton me një grua nga Kosova, bashkëshorti i së cilës është zhdukur gjatë luftës në Kosovë dhe e cila lufton kundër shoqërisë patriarkale për të mbajtur të gjallë firmë e saj. “Zgjoi” është fitues në tri kategori në Sundance 2021 dhe është përzgjedhur si filmi më i mirë në festivalet në Varshavë, Prishtinë, Hamburg, Shkup, Montpelje e të tjera.

Filmi “Zgjoi”

Gjorçe Stavreski është një tjetër regjisor, skenarist dhe producent nga Maqedonia, i cili në vitin 2021 e xhiroi filmin e tij të ri të shkurtër “A je burrë” (Are you a man). Lajmi se filmi do të ketë premierën në vitin 2022 erdhi në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar. Filmi është produkcioni i  Minimal Kolektiv. Stavreski është edhe krijues i filmit “Shëruesi” (Secret Ingredient, 2017), i cili u nominua dhe fitoi disa çmime në festivale prestigjioze në mbarë botën, duke fituar njohje në nivel botëror.

Në dhjetor të vitit 2021 filluan xhirimet e filmit me metrazh të shkurtër “Skenari” i skenaristes dhe regjisores, Aleksandra Kardalevska. Filmi, i cili pritet të ketë premierën këtë vit, është storje fantastike për disa personazhe të njohura të letërsisë, që kanë dalë nga veprat e tyre origjinale për të qenë në “Skenar”, e pastaj duke u përpjekur të dalin prej tij. Rolet kryesore i luajnë Dragana Kostadinovska, Ognen Drangovski, Atanas Atanasovski, Igor Angelov, Simeon Damevski dhe Ana Stojanovska, ndërsa produkcioni është i “Light Production”, në bashkëpunim me “Krug Film” nga Shkupi, “Alka Films” dhe ” Kube Studios” nga Shqipëria dhe “Icone Studio” nga Kosova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button