Osmani: Mërgimtarët kontribuan në fitoren e Kërçovës

Zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani, tha se diaspora ka luajtur rol të rëndësishëm në vendimmarrje në zgjedhjet lokale 2013, sidomos në Kërçovë.

‘Nga diaspora kishte ardhje thuajse në të gjitha komunat, dominant ishin në Kërçovë, nuk kamë numër të saktë për momentin, këtë do ta kumtojnë së shpejti dhe nënkuptohet se diaspora ka luajtur rol të rëndësishëm për fitore në Kërçovë’tha Osmani.

Ai tha se është fakt interesant se qytetarët që kanë ardhë nga Shqipëria në forma të ndryshme të votojnë në Maqedoni edhe ata e kanë votuar Fatmir Deharin.

Rijkujtojmë se këta banorë janë nga Pusteci dhe Prespa e Madhe për të cilat opozita maqedonase akuzonte për manipulim votash.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale 2013, një është e sigurt Bashkimi Demokratik për Integrim do të mbështes kandidatin shqiptarë nga radhët e PDSH-së, Zeadin Sela, tha zëdhënësi i partisë Bujar Osmani. 

I pyetur për kandidatët maqedonas në Shkup dhe Kumanovë të cilët shkojnë në raundin e dytë zgjedhor Osmani tha se është herët për këtë çështje.

Ndryshe, BDI në këto zgjedhje ka fituar 137573 vota, PDSH-ja 76668 dhe RDK-ja 26881 vota.
BDI ka siguruar 169 këshilltarë komunal, PDSH-ja 94 dhe RDK-ja 26./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button