Kanita Suma, ylli i ri në muzikën shqiptare nderohet nga Izet Mexhiti (FOTO)

Sot në zyrat e kryetarit të komunës së Çairit, Izet Mexhiti ka qëndruar vogëlushja Kanita Suma, ylli muzikor më i ri në Maqedoni.


Mexhiti i cili do të udhëheq këtë komunë për herë të tretë tha se edhe pse mbështetja për Kanitën ka qenë e dukshme ai nuk do të ndalet me përkrahjen ndaj saj.

“Në të ardhmen kjo mbështetje do të jetë edhe më e fuqishme drejtë sukseseve të reja të Kanites” tha Mexhiti i cili i ka dhuruar asaj figurën e “Hasan Prishtinës” për suksesin e arritur në garën prestigjioze në Shqipëri X Factor Albania ku arriti deri në gjysmëfinale.

Me paraqitjen e Kanitës nga Shkupi juria mbeti e habitur me performancën dhe zërin magjik të saj.  /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button