Afër 27 mijë doza të vaksinës kundër koronës janë pranuar nga qytetarët e Maqedonisë së Veriut në Serbi

Qytetarët e parë të Maqedonisë së Veriut janë vaksinuar në Vranje të Serbisë gjatë vitit 2021, ndërsa disa prej tyre dozën e dytë pastaj e kanë marrë në Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk.

Deri më 5 janar të këtij viti, MIA raportoi që janë dhënë 116 548 doza të vaksinës kundër virusit Kovid-19 në Vranje, prej të cilave 26 689 janë dhënë te qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

Në vaksinimin e realizuar në Vranjë, 72 098 e dozave kanë qenë vaksinë kineze Sinofarm, 35 275 doza Pfizer, 8 243 Sputnik V dhe 932 doza Astra Zeneka.

Përkujtojmë që rreth 84 000 kartela elektronike pa pagesë për taksën rrugore janë shfrytëzuar nga turistët serbë që kalonin nëpër vend. Vlera e tyre ishte rreth 1.2 milion denarë. Tiketat ishin në shenjë falënderimi për vaksinat falas të ofruara dhe vaksinimin e qytetarëve tanë në Serbi.

Ndryshe, në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve janë realizuar 7 472 testime, prej të cilave 1 725 kanë rezultuar pozitiv. Ndërkohë janë shëruar 332 pacientë, ndërsa kanë ndërruar jetë 2 pacientë. Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 1.633.936 testime për Covid-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 230.265, numri i të shëruarve është 214.054, numri i të vdekurve është 8 002 ndërsa numri i rasteve aktive është 8 209.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button