Çmimet e FIFA-s, zbulohen kandidaturat për trajnerin më të mirë

Më 17 janar, në Zyrih të Zvicrës do të zhvillohet ceremonia e “FIFA Football Awards”, ku do të shpallen më të mirët e vitit që lamë pas në futboll. Sot, qeveria e futbollit evropian ka zbuluar kandidaturat për trajnerin më të mirë në fushë për meshkuj dhe femra, raporton SS.

Kështu, për meshkuj, për këtë trofe individual do të rivalizojnë Pep Guardiola, kampion i Premier League-s me Manchester City-n, Roberto Mancini, kampion Europe me Italinë, dhe Thomas Thuchel fitues i Championsit me Chelsea-n.

Kandidaturat për futbollin e meshkujve:

Pep Guardiola (Spanjë / Manchester City FC)

Roberto Mancini (Itali / Kombëtarja Italiane)

Thomas Tuchel (Gjermani / Chelsea FC)

Kandidaturat për futbollin e femrave:

Lluís Cortés (Spanjë / FC Barcelona)

Emma Hayes (Angli / Chelsea FC)

Sarina Ëiegman (Holandë / Kombëtarja Holandeze / Kombëtarja Angleze)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button