U publikuan fituesit e bursave për ciklin e dytë dhe të tretë, mbështetje deri 18 mijë denarë në muaj

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka njoftuar për 14-të fituesit e bursës për ciklin e dytë dhe 15-të fituesit e ciklit të tretë. Përfituesit e ciklit të dytë do të marrin nga 9 mijë denarë gjatë nëntë muajve, ndërsa ata të ciklit të tretë nga 18 mijë denarë gjatë 12 muajve, raporton Portalb.mk.

Të interesuarit mund të kandidojnë akoma deri në plotësimin e numrit të planifikuar për ciklin e dytë, duke llogaritur që janë planifikuar 50 bursa.

Kjo është lista e studentëve që kanë përfituar nga kjo mundësi në ciklin e dytë: Puhiza Iseni, Stefani Josifovska, Grela Ajvazi, Matej Kostoski, Marko Kamilovski, Ana Josimovska, Marija Stojanoska, Marija Neceva, Angela Ivanova, Darko Cebov, Jovana Petkovska, Martin Kostovski, Hristijan Beçvinovski dhe Filip Stojanovski.

Kjo është lista e studentëve që kanë përfituar nga kjo mundësi në ciklin e tretë: Natasha Malijanska, Martin Stojçevski, Nikolla Manev, Vojdan Qorveziroski, Tome Gegovski, Vladica Nikollovska, Aleksandra Zlatkova, Maja Gosheva, Filip Petrovski, Jelena Hiniq, Pavlinka Kokoshkarova, Angela Najdoska, Kiril Perunovski, Filip Kasapovski, Fjolla Ibraimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button