Në një shtëpi në Shkup vidhen 29.000 euro

Një autor i panjohur, nga një shtëpi në Shkup, në fundjavën e kaluar ka vjedhur 29.000 euro, stoli ari dhe kompjuter laptop.

Ministria e Punëve të Brendshme sot kumtoi se vjedhja ka ndodhur në datën 23 të këtij muaji në periudhën prej orës 16:20 deri 21:40. Nga shtëpia e Gj.T. (49) në Shkup, vjedhësi ka marrë para, stoli dhe aparate teknike në vlerë prej 2.400.000 denarë.

Është kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes, dhe po merren masa për zbulimin e kryerësit të kësaj vepre penale. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button