Tetovë, numri i të papunëve mbetet enigmë

Shifrat për të papunët të cilat i publikon Agjencia për punësime në Tetovë aspak nuk korrespondojnë me shifrat e Fondit të Shëndetësisë nga e cila ata marrin shërbime. Dallimi mes dy institucioneve që merren me personat e papunë është rreth 10 mijë persona. Problemi qëndron në atë se numri i të papunëve në këtë qytet mbetet enigmë duke mos pasur një sistem të unifikuar të institucioneve i cili do të jep numrin real e atyre personave.

Përderisa për ri-regjistrim për sigurim shëndetësor në Fondin e Shëndetësisë duhet të paraqiten 31 mijë persona, Agjencia për Punësime në Tetovë janë se punë kërkojnë 21.247 persona.

Portalb pyeti a bëhet fjalë për largim të qëllimshëm të personave nga lista e të papunëve? 

Nga Fondi i Shëndetësisë mohojnë se bëhet fjalë për largim të qëllimshëm duke theksuar se pjesa më e madhe e të papunësuarve vetëm shfrytëzojnë të drejtën e tyre për sigurim shëndetësor dhe nuk paraqiten në ent.

“Numri i atyre që shfrytëzojnë të drejtat për sigurim shëndetësor në Tetovë është mbi 31 mijë. Këta çdo vit duhet që të ri-regjistrohen. Kurse një pjesë e konsiderueshme e këtyre personave nuk shkojnë në entin për punësime por vetëm shfrytëzojnë të drejtën shëndetësore dhe prandaj është ky disbalans”, thotë Ylber Aliu, udhëheqës i fondit të shëndetësisë njësia rajonale në Tetovë.

Ai thekson se vetë qytetarët që janë të papunësuar në bazë të dëshirës së tyre regjistrohen edhe në Agjencinë për Punësime edhe në Fondin Shëndetësor. 
Nga ana tjetër, nga agjencia thonë se ata i regjistrojmë vetëm personat që shkojnë dhe vazhdojnë kartonin çdo muaj. 

“Në bazë të kësaj, shifrat tona tregojnë mbi 21 mijë të papunë. Ne nuk kemi asnjë lidhje ligjore me fondin e Shëndetësisë dhe për atë se sa persona marrin shërbime tek fondi i shëndetësisë. Ne numrin e të papunësuarve tek ne llogariten vetëm ata që vazhdojnë kartonin”, thotë Zorica Gjerovska, nga Agjencioni për Punësime në Tetovë. 

Portalb në shumë raste ka trajtuar çështjen e papunësisë në këtë qytet i cili është njëri nga më të populluarit në Maqedoni.  /PortAlb

Lajme të ngjashme

Back to top button