Kroacia shënon rekord infektimesh që nga fillimi i pandemosë, u regjistruan mbi 9 mijë raste me Covid-19

9,058 raste të reja të infektimit me Covid-19 u regjistruan në Kroaci, më shumë që nga fillimi i pandemisë ndërsa 33 persona vdiqën, transmeton REL.

Në 24 orët e fundit u testuan 19,975 persona, dhe pothuajse gjysma e të testuarve ishin pozitivë me Covid-19. Në spitale janë të shtrirë 1,824 pacientë prej të cilëve 244 me aparate respiratore.

Numri i të vdekurve nga fillimi i pandemisë është 12, 764, ndërsa numri i rasteve aktive në Kroaci sot është 39,853. Deri dje, 55,82% e popullsisë së përgjithshme në Kroaci janë vaksinuar me një dozë, ndërsa 63,44% janë vaksinuar me të dyja dozat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button