fbpx

Radev përsëriti kushtet: Garanci kushtetuese, ndalimi i gjuhës së urrejtjes dhe debullgarizimi

Presidenti bullgar beson se të gjitha premtimet dhe zotimet e RMV-së për zbatimin e marrëveshjes dypalëshe do të përmbushen për të përshpejtuar procesin e integrimit të saj evropian, transmeton 360 Shkallë.

Presidenti Rumen Radev tha se Bullgaria është mbështetësi më i madh i integrimeve evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe veçanërisht të Republikës vëllazërore të Maqedonisë së Veriut.

Siç njofton MIA nga Sofja, Radev theksoi se do të varet nga progresi individual dhe përmbushja e kritereve të Kopenhagës për anëtarësim nga të gjitha vendet kandidate.

Megjithatë, Radev, paralelisht, përsëriti pritjet se, siç tha ai, do të zgjidhen të gjitha çështjet e hapura, si “garancitë kushtetuese për të drejtat e bullgarëve në RMV, heqja dorë nga gjuha e urrejtjes, përfundimi i proceseve të debullgarizimit, falsifikimi i trashëgimisë kulturore-historike mijëvjeçare”, e cila, sipas tij, do të ndihmojë dhe përshpejtojë procesin për të hapur derën për negociatat e anëtarësimit.

Kujtojmë se, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria tensionuan raportet për shkak të kontesteve historike. Sofja zyrtare kërkon që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Tito, transmeton Portalb.mk.

Ky kontest ka bllokuar procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria këtë vit i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, njëherë në qershor, kurse më pas, më 14 dhjetor, edhe një herë e bllokoi fillimin e negociatave RMV-BE.

Edhe në vitin 2020, njëjtë vendi fqinj, i vendosi dy here veto Maqedonisë së Veriut, një herë në këshillin e ministave të Jashtëm të BE-së si dhe në Këshillin për Punë të Përgjithshme të BE-së, duke penguar në këtë mënyrë miratimin e kornizës negociuese për fillimin e negociatave të vendit me BE-në. Për zgjidhjen e kontesteve të historisë, komisioni maqedono – bullgar ka mbajtur takime, po nuk kanë arritur të gjejnë zgjidhje. Palët kanë mosmarrëveshje më së shumti rreth identitetit të figurave historike të Mbretit Samoil dhe Goce Delçevit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button