Le të shikojmë në fytyrë Evropën

Të pakënaqur gjashtë vendet e Ballkanit “të stabilizuara” që synojnë Bashkimin Evropian (BE). Ky është padyshim konstatimi i parë që del në pah me ngjarjet që po ndodhin tani në këto vende. Në këtë kontekst, mund të nënvizojmë se gjashtë vendet e Ballkanit janë në mes të një krize përballë flukseve migratore, ngrohjes globale dhe krizës energjetike. Pa harruar ekonomitë e tyre në tranzicion të plotë, me një demokraci të brishtë dhe me një sistem gjyqësor joadekuat. Sigurisht që të gjitha këto dukuri rëndojnë shumë mbi shoqëritë e tyre.

Konstatimi i dytë është se projekti Ballkani i Hapur “Open Balkan’s” duket se ka kaluar në një fiasko sepse përveç se nga tre vendet, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, nuk ka pasur bekimin e gjashtë vendeve të Ballkanit. Kjo për një arsye të thjeshtë, që është se katër liritë (lëvizja e njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit) konsiderohen si “acquis communautaire” të BE-së dhe i gjejmë në traktatet e Bashkimit Evropian. Gjë që më duket e drejtë dhe e arsyeshme sepse ka vetëm një derë për t’u anëtarësuar në BE. Dhe, kjo është për të përmbushur kriteret e anëtarësimit të përshkruara në agjendën integruese të Komisionit të BE-së.

Një tjetër konstatim që del natyrisht nga ajo që na serviroin mediat dhe sondazhet është se shoqëritë e këtyre gjashtë vendeve po shfaqin më pak interes kohët e fundit për anëtarësimin e shteteve të tyre në Bashkimin Evropian. Këtij dëshpërimi sapo i është shtuar kriza shëndetësore e Covid 19 e cila i drejton shoqëritë e këtyre vendeve të tërhiqen në vetvete.

Dhe të mendosh se viti 2022 të supozohet të jetë një vit i mrekullueshëm për marrëdhëniet midis gjashtë vendeve të Ballkanit dhe BE-së dhe se marrëdhëniet e tyre me Brukselin do të gjejnë një jetë të re, për mua sinqerisht, le shumë për të dëshiruar. Është edhe më shumë e vështirë në këtë fazë të imagjinohet një skenar i tillë pasi klasa politike duket kaq e zbehtë me ide të reja.

Kështu, nëse do të kishim filluar një debat për Bashkimin Evropian, duhet të fillojmë me çështjet thelbësore. Nuk do të thosha pse të mos fillojmë një afrim përmes kulturës për të cituar babanë themelues të BE-së Jean Monnet!

A guxojmë vërtet ta shikojmë në fytyrë Evropën, dhe të gjejmë një zgjidhje të përbashkët duke i garantuar së bashku pasojat që mund të ekzistojnë në këtë proces integrues. Një zgjidhje e mirë politike në fillim të vitit 2022, apo jo?

Shkruan: Abdulah Ahmedi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button