DESFA greke do të bëhet aksionere e Gastrade, e cila ndërton terminalin e gazit në Aleksandropolis

Operatori kombëtar i sistemit të gazit natyror të Greqisë (DESFA) ka ratifikuar pjesëmarrjen e saj në strukturën aksionare të Gastrejd, kompani që zhvillon terminalin lundrues të depozitimit dhe rigazifikimit të gazit natyror të lëngshëm në qytetin grek të Aleksandoupolis. Kjo lëvizje vjen pas miratimit nga Komisioni Evropian për marrjen e kontrollit të përbashkët të Gastrade nga Operatori dhe aksionerët e tjerë, transmeton Portalb.mk.

Nga DESFA në një njoftim për mediat në vend, informuan se po blejnë 20% të kapitalit aksioner të Gastrade. Marrëveshja e transferimit të aksioneve u nënshkrua nga drejtori ekzekutiv i DESFA-s, Maria Rita Galli dhe Konstantinos Sifnaios, zëvendës president dhe menaxher i projektit, në emër të aksionerit themelues dhe kryetares së Këshillit të Gastrade, Elmina Copeluzu, në hapsirat e Gastrade në Athinë.

Kapaciteti i madh energjetik në Alexandroupolis po ndërtohet nën kontrollin e përbashkët të Gastrade nga DESFA, DEPA Commerce AE, GasLog Cyprus Investments Ltd. dhe Bulgartransgaz EAD bullgare.

Ndërtimi i terminalit të gazit natyror të lëngshëm (LNG) në Aleksandropolis do të kontribuojë në mënyrë aktive në sigurinë energjetike, likuiditetin dhe efikasitetin e Greqisë dhe do të forcojë rolin strategjik të Greqisë në Evropën Juglindore, duke ofruar mundësi për eksporte të reja të gazit natyror në rajon. Përveç degëzimit të gazsjellësit për në Maqedoninë e Veriut, gazi nga Aleksandropoli mund të eksportohet në Bullgari, Serbi, Rumani dhe Ukrainë.

Ky është një projekt kyç evropian me interes të përbashkët (PCI – Project of Common Interest – Rregullorja e BE-së 347/2013), i cili është një prioritet për Bashkimin Evropian, pasi forcon sigurinë dhe diversifikon burimet dhe drejtimet e furnizimit me energji.

Në mënyrë shtesë projekti inkurajon konkurrencën midis furnizuesve të gazit dhe mbështet ngritjen e një qendre transaksioni në rajonin më të gjerë të Evropës Juglindore, e cila do të çojë në çmime më të ulëta që do të përfitojnë të gjithë konsumatorët e fundit.

Kapaciteti i gazit në Aleksandropolis do të lidhet me Sistemin kombëtar të transmetimit të gazit natyror të Greqisë me një tubacion 28 km të gjatë. Terminali pritet të jetë funksional deri në vitin 2023.

Aktualisht, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Bullgaria janë plotësisht të varura nga importet e gazit natyror nga Federata Ruse. Në të ardhmen, nëpërmjet terminalit të gazit dhe impiantit të gazit në Aleksandropolis, vendi ynë do të ketë mundësinë të furnizohet me gaz natyror të lëngshëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe me gaz natyror nga Azerbajxhani. Kapaciteti strategjik ndodhet pranë gazsjellësit ekzistues TAP-TANAP, i cili gjithashtu sjell gaz natyror nga Azerbajxhani, ndërsa Maqedonia e Veriut do të duhet të përmirësojë tubacionin kryesor të gazit nga Negotina deri në kufirin me Greqinë për të importuar gaz nga Aleksandropoli.

Maqedonia e Veriut ka hyrë edhe zyrtarisht në termocentralin e madh në Aleksandropolis, i cili do të sigurojë gaz natyror që vjen nga Azerbajxhani, gjegjësisht gaz natyror të lëngshëm nga Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera.

Autoritetet e Maqedonisë, vitin e kaluar edhe zyrtarisht nënshkruan memorandumet për pjesëmarrjen e vendit në këtë megaprojekt energjetik, i cili deri në vitin 2023 duhet të sigurojë ruajtjen dhe gazifikimin e gazit të lëngshëm natyror me kapacitet mbi 5,5 miliardë metra kub.

Pjesa e Maqedonisë në të dy projektet nënkupton investim prej 25 përqind në termocentralin 800 megavat me gaz natyror, i cili është një investim i vlerësuar prej mbi 380 milion euro. Gjithashtu, vendi do të marrë pjesë me një investim prej 10% në terminalin e gazit, me një pjesë prej rreth 370 milionë euro. Projekti financiar pritet të mbështetet edhe nga BE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button