RMV, është rritur indeksi i çmimeve të shërbimeve hotelerike

Indeksi i çmimeve në shërbimet hotelierike gjatë muajit dhjetor të vitit 2021, krahasuar me muajin nëntor të vitit 2021, është rritur për 0.5 %, njoftoi Entit Shtetëror të Statistikave, transmeton Portalb.mk.

Rritje është shënuar në grupin “ushqime” me 0.4 për qind, “pije alkoolike” me 0.6 për qind, “pije joalkoolike” me 0.6 dhe “netë të kaluara” me 0.6 për qind.

Indeksi i çmimeve të shërbimeve hotelerike në dhjetor 2021, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, është rritur me 1.7 për qind. Indeksi kumulativ i çmimeve të shërbimeve hotelierike për periudhën janar-dhjetor 2021, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, është rritur me 0.6 për qind, ndërsa krahasuar me dhjetorin 2020 është rritur me 0.5 për qind.

Foto: EShS
Foto: EShS

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button