Kovaçevski të hënën do t’i shpall emrat e ministrave – procedura do të vazhdojë në Kuvend

Bisedimet dhe konsultimet për përbërjen e qeverisë së re dhe programin e ri qeveritar janë në fazën përfundimtare. Të hënën pritet seanca e Komitetit Qendror të LSDM-së në të cilin kryetaru dhe mandatari për kryeministër Dimitar Kovaçevski do t’i prezantojnë emrat e kabinetit, pas së cilës procedura përkatëse do të vazhdojë në Kuvend, tha për televizionin Kanal 5 nënkryetarja e kësaj partie Sanja Lukarevska, transmeton Portalb.mk.

“Për momentin kryetari dhe sekretari i përgjithshëm kanë bisedime intensive me partnerët e koalicionit që po shkojnë në një drejtim pozitiv. Megjithatë, bëhet fjalë për synime strategjike që duhet të realizohen në kuadër të kabinetit të ri. Fokusi do të jetë ekonomia, përmirësimi i standardit jetësor të qytetarëve, efikasiteti i institucioneve, si dhe rruga evropiane e vendit”, tha Lukarevska.

Duke iu referuar zgjidhjeve personale, Lukarevska tha se bëhet fjalë për kuadro të dëshmuara që do të investojnë në punën e tyre dhe do t’i japin rezultate qytetarëve dhe shtetit.

“E vetmja gjë që mund të konfirmoj dhe them për publikun është se të gjithë kuadrot që do të përfshihet në kabinetin e ri qeveritar do të përballet me sfida të mëdha, por bëhet fjalë për kuadër të dëshmuar, njerëz me përvojë që do të dinë punën e tyre dhe që do të sjellin rezultate, do të realizojnë më shumë projekte dhe do të udhëhiqen sipas programit të ri qeverisës, në interes të qytetarëve”, tha Lukarevska.

Pas marrjes së mandatit, kryeministri i ri Kovçevski, në afat prej 20 ditësh, në Kuvend do të duhet të paraqesë program dhe të propozojë përbërjen e qeverisë, kurse qeveria e re do të zgjidhet me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i deputetëve.

LSDM-ja më 27 janar në selinë e partisë në mbledhjen e Komitetit qendror zyrtarizoi Kovaçevskin si kandidat për kryeministër të ri dhe përcaktoi kandidatët për funksionarë qeveritar.

Ndryshe, Zaev dha dorëheqjen pas zgjedhjeve lokale në të cilat partia e tij pësoi humbje të madhe. Sipas tij, dorëheqja është hap logjik që del nga rezultati i zgjedhjeve lokale dhe është shprehje e përgjegjësisë për rezultatet e zgjedhjeve.

Zaev, i cili së fundi u largua edhe nga pozita udhëheqëse në LSDM, të cilën e drejtoi që nga viti 2013. Funksioni e të parit të qeverisë e ka ushtruar nga 31 maji 2017, kurse mandatin e dytë si kryeministër e fitoi në zgjedhjet e 15 korrikut të vitit të kaluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button