Bletari nga Ohri u dënua me 15 mijë euro – bletët e tij sulmuan një person në vitin 2014

Një bletar nga Ohri duhet të paguajë 15 mijë euro për shkak se bletët e tij kishin sulmuar një banor të Ohrit në vitin 2014, i cili sipas gjykatës ka vuajtur nga frika dhe ka pasur dhimbje fizike dhe psikike, njofton SDK.

Në aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Ohër thuhet se bletari është i obliguar që paditësit t’ia paguaj dëmin për dhimbje fizike prej 300.000 denarë, për shkaktim të frikës 200.000 denarë dhe për gjendjen psikike 100.000 denarë, si dhe shpenzimet për procedurën mbi 150.000 denarë.

Sipas shpjegimit të aktgjykimit, bletari Laze Grozdanov nga fshati “Dolno Konjsko” i Ohrit, është shpallur fajtor për veprën penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, pasi ka qenë duke drejtuar veturën e tij në të cilën kishte ngarkuar bletë. Në sqarim thuhet se kafazet nuk ishin mbyllur mirë, ndaj një tufë bletësh kanë dalë prej tyre dhe kanë sulmuar të dëmtuarin Vasko Paskali, i cili ndodhej me gruan dhe një fëmijë të mitur. Paskali e mbrojti foshnjën e vogël me trupin e tij dhe vrapoi drejt shtëpisë së tij. Në momentin e arratisjes, bletët e kanë pickuar në qafë, kokë dhe fytyrë, pas së cilës është pickuar dhe ënjtur. Ai nuk ka mundur të marrë frymë dhe ka shkuar në Spitalin e Përgjithshëm të Ohrit ku është vendosur në Repartin Intern. Gjykata vlerëson se paditësi ka pësuar një reaksion alergjik nga pickimet e bletës dhe ka përjetuar frikë si për veten e tij ashtu edhe për fëmijën dhe gruan e tij.

“Kjo është një goditje e drejtpërdrejtë për bletarët”, thonë nga Shoqata e Bletarëve të Ohrit.

Ngjarja ka ndodhur në vitin 2014, ndërsa aktgjykimi është marrë pas 8 vitesh, që për bletarët nga Ohri është një absurditet tjetër pavarësisht, siç e kanë quajtur, procedurën qesharake.

Ata kërkojnë që Këshilli Gjyqësor Republikan dhe Ministria e Drejtësisë të rishqyrtojnë rastin konkret dhe të përgjigjen nëse, siç thonë ata, mbajtja e bletëve është një profesion me rrezikshmëri të lartë dhe nëse me këtë vendim bletarët kategorizohen në grupin e vrasësve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button